• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Interpol/Kosova nis betejën diplomatike për votat që i mungojnë

by Java News
27/07/2019 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është një qëllim që po synohet të realizohet që nga viti 2010. Edhe sivjet, Kosova ka paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim, e cila është proceduar dhe është futur në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili, gjatë muajt tetor.

 

Asambleja e Përgjithshme, shihet si finale ku do të vërtetohet nëse Kosova i ka apo jo votat e mjaftueshme për anëtarësim dhe se faza kryesore, konsiderohet ajo e lobimit për sigurimin e votave nga vendet anëtare. Për shkak të mungesës së votave, Kosova pati dështuar vitin e kaluar që të anëtarësohet në këtë organizatë. Lobimi i Kosovës për anëtarësim, sikurse edhe viteve tjera, po sfidohet nga kundër-lobimi i Serbisë.

 

Procedura e anëtarësimit në INTERPOL parashikon sigurimin e dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme.

Plator Avdiu, njohës i çështjeve të sigurisë, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova pa e bërë një analizë që çoi në dështimin e anëtarësimit të saj vitin e kaluar, nuk do të duhej të hynte fare në procedurën e votimit në takimin e radhës së Asamblesë së Përgjithshme. Sipas tij, gjasat edhe këtë herë janë minimale që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL.

 

“Duke e vlerësuar procesin, nuk mendoj se ekziston ndonjë shpresë që mund të anëtarësohemi. Sigurisht që zhvillimet e fundit politike që kanë ndodhur munden potencialisht edhe ta dëmtojnë procesin, por procesi edhe ashtu është shumë i dëmtuar për shkak të dështimit në vitin e kaluar. Asambleja do të mbahet në një vend që nuk e kanë njohur Kosovën”, thekson Avdiu.

 

Qeveria e Kosovës, aktualisht po vepron si një qeveri në dorëheqje, pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Zëvendësministri i Jashtëm (në dorëheqje), Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të ndikonte te pala serbe që të ndalë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

 

“Nuk është çështja se a janë kryer punët e tjera apo jo, çështja është a ka nevojë çdo proces normal të shndërrohet, të them ashtu, në njëfarë lufte politike apo jo. INTERPOL-i është çështje e sigurisë teknike do të thotë ka të bëjë me sigurinë e Kosovës, rajonit, Evropës do të thotë nuk do të duhej të politizohej se natyra e saj është jopolitizimi”, tha Berisha.

 

Përveç dialogut të Brukselit, ai thotë se edhe Procesi i Berlinit, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e parasheh bashkëpunimin.

Përderisa Berisha pret ndikimin e BE-së për të ndalë lobimin e Serbisë, një gjë të tillë nuk e pret kabineti i ministrit të Jashtëm (në dorëheqje), Behgjet Pacolli. Nga zyra e Pacollit, këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj thotë se Serbia me veprimet e saj, siç është pengimi i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, është duke e dëmtuar në masë të madhe sigurinë, jo vetëm rajonale, por edhe atë globale.

 

“Personalisht nuk pres asnjë veprim të BE-së në raport me Serbinë dhe kjo është zhgënjyese, jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thekson Zyberaj.

 

Ai thotë se qasja e Bashkimit Evropian dhe mekanizmave ndërkombëtar, kur vjen në shprehje sjellja e Serbisë në raport me Kosovën “është jashtëzakonisht e padrejtë”.

 

“Serbia po tolerohet në secilin rrafsh. Serbia tolerohet kur bën ushtrime apo manovra ushtarake Rusinë dhe vendet që e rrezikojnë sigurinë nacionale dhe evropiane. Serbia po ashtu tolerohet edhe kur i promovon kriminelët e luftës”, tha Zyberaj.

 

Por, pavarësisht sfidave, Zyberaj thotë se Kosova edhe në këto rrethana, kur qeveria është në dorëheqje, do t’i vazhdojë përpjekjet për sigurimin e mbështetjes së vendeve anëtare për anëtarësim.

 

“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është pjesë e agjendës së kësaj organizate dhe është bërë pjesë e agjendës në muajin e kaluar dhe gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme do të hidhet në votim kërkesa e Kosovës për anëtarësim”, tha Zyberaj.

 

Ndërkohë, Plator Avdiu, mendon se sivjet gjasat e Kosovës janë edhe më të vogla që të merr mbështetjen dhe votat e nevojshme për anëtarësim.

 

“Sigurisht që në MPJ thonë se janë të përgatitur, por sipas informatave që kam është se numri i shteteve që do të votojnë sivjet mund të jetë më i vogël se sa në vitin e kaluar. Thjesht nuk mund te ecësh përpara pa e përmirësuar ata që është bërë vitin e kaluar. Vitin e kaluar ka ndodhur një dështim tepër i madh”, tha Avdiu.

 

Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL, tashmë ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila sivjet do të mbahet në Kili.

 

INTERPOL-i është organizata më e madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor. Në bazë të përshkrimit të detyrave, qëllimi i INTERPOL-it është të ofrojë mbështetje sa më të madhe për institucionet policore të vendeve që janë anëtare në pajtim me ligjet e vendeve përkatëse dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. Ky mekanizëm ka për synim zhvillimin e institucioneve për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase veprat penale të shkaktuara nga shkelësit e ligjit.

 

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

 

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme.

 

Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. /REL/

Next Post
Shqipëria komuniste/ Si e denoncoi nëna një të burgosur

Shqipëria komuniste/ Si e denoncoi nëna një të burgosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

June 6, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

June 6, 2026
“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

June 6, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

June 6, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

June 6, 2026
Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

June 6, 2026
Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

June 6, 2026
Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In