• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelancë me Ramën apo rezolutë? Basha-Bardhi të ndarë për çështjen e Kosovës, Agalliu: Duhet të jemi në koherencë të plotë!

by Java News
02/10/2023 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse përgjatë ditëve, opozita ka kërkuar unifikim të qëndrimit të Shqipërisë me Kosovën, në Kuvend, palët brenda saj shkojnë me kërkesa të ndara. Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën dorëzoi këtë të hënë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kurse Gazment Bardhi kërkoi miratimin e një rezolute.

Sa i përket këtyre qëndrimi deputeti demokrat i rreshtuar në radhët e Lulzim Bashës, Arbi Agalliu, në një lidhje për “Studio Live” në Report TV tha se të gjitha palët duhet të jenë në koherencë të plotë sa i përket çështjes së Kosovës, në një linjë me ndërkombëtarët.

“Në lidhje me çështjen e Kosovës Basha ka bërë një deklaratë shteruese. Ka shteruar të gjithë qëndrimin e PD dhe të tijin. PD mendon se qeveria shqiptare të rakordojë veprimtarinë e saj me qeverinë e Kosovës. Në një situatë të tillë delikate të dy vendet duhet të jenë në koherencë të plotë. Cdo akt tjetër i njëanshëm nuk i shërben stabilitetit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Ne mbështesim integrimin e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Mbështesim bashkërendimin e aktivitetit politik të qeverisë së Kosovës me BE. Çdo deklaratë tjetër e nxituar dhe jashtë kësaj kornize lë vend për abuzivizëm”, tha ai.

Sa i përket vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar 11 deputetë nga grupi parlamentar Agalliu tha se ata i janë bashkuar Rithemelimit, ndaj vendimi ka noterizuar zgjedhjen e tyre.

“Për të qartësuar atë që në media u quajt si përjashtim i 11 deputetëve. Ishte bërje me dije e kuvendit se këta kolegë nuk janë më në PD. Ata shkojnë në mbledhjet e rithemelimit, kandidojnë dhe ndihmojnë kandidatët në zgjedhje krahas koalicionit bashkë fitojmë.

Ata kanë zgjedhur një rrugë dhe ne respektuam vendimmarrjen e tyre për të qëndruar krah Rithemelimit dhe jo PD. Ata s’kanë ardhur asnjë ditë në mbledhje të grupit të PD. Ata s’e njohin PD por një tjetër realitet, është certifikatë ose noterizim i zgjedhjes së tyre”.

Ndërkaq Agalliu shtoi se PD është në përmbyllje të Riorganizimit të saj.

“Nëse do ndalemi te situata e PD, PD është në përmbyllje të riorganizimit të saj. Me zgjedhjen e kryetarit të PD dhe përmbylljes së zgjedhjeve të të gjithë ekipit nëpër degë të rëndësishme të Shqipërisë, përmbyllim një rrugëtim…”./m.j

Next Post
Grupi mercenar/ Prigozhin i’a la trashëgimi të birit, 25-vjeçari bëhet kreu i ardhshëm i Wagner dhe nis negociatat me Rusinë

Grupi mercenar/ Prigozhin i'a la trashëgimi të birit, 25-vjeçari bëhet kreu i ardhshëm i Wagner dhe nis negociatat me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

November 2, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”

November 2, 2026
“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In