• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

by A R
09/04/2026 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvend u zhvillua një interpelancë mes deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, me fokus çështjet e sigurisë ushqimore dhe kontrollit të produkteve të qumështit në tregun shqiptar.

Braçe solli në vëmendje shqetësimet e fermerëve të zonës së Lushnjes, të cilët pretendojnë se janë dëmtuar nga fushata të sponsorizuara kundër prodhimit të tyre.

Ai citoi mesazhe të ardhura nga bujq, ku denoncohej se çmimi i qumështit është ulur ndjeshëm dhe se prodhuesit e vegjël janë detyruar ta derdhin qumështin në kanal.

Deputeti theksoi se gjatë muajve janar dhe shkurt u përhap një alarm publik mbi cilësinë e qumështit, duke u folur për rrezikun e aflatoksinës, por sipas të dhënave zyrtare, rastet e konstatuara ishin të pakta dhe të izoluara.

“Gjatë janarit një fushatë e tërë lajmëroi shqiptarët se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen. U vura në dijeni nga një grup bujqish dhe po mundoheshin të kërkonin ndihmë kudo. Fermerët më kanë shkruar se çmimi i qumështit është ulur nën 50 lekë dhe se janë detyruar ta derdhin prodhimin në kanal. Në mes të shkurtit mora një letër nga AKU, e cila thoshte se në Lushnje dhe Divjakë nuk ishin marrë mostra për aflatoksinën, ndërsa vetëm një rast jokonform ishte konstatuar në Berat”

Ai shtoi se një raport i AKU-së për periudhën dhjetor 2025–janar 2026 tregonte se vetëm një mostër e marrë në zonën e Beratit kishte rezultuar jokonform me treguesit e aflatoksinës, ndërsa në Lushnje dhe Divjakë nuk ishte konstatuar problem.

Braçe ngriti gjithashtu çështjen e misrit të kontaminuar, duke theksuar se ishin evidentuar rreth 200 ton, por se kjo sasi nuk kishte hyrë në tregun e konsumatorëve.

“Në fund, sipas të dhënave të ISUV, nga pesë kampione të analizuara vetëm dy kanë rezultuar të kontaminuara. Atëherë, si mund të justifikohet një fushatë që detyroi fermerët të derdhin qumështin në kanal?”, u shpreh Braçe.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, në përgjigje, theksoi se siguria ushqimore është një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe se çdo shkelje është ndëshkuar me masa konkrete.

“Ku ka shkelje, ka masa. Ushqimi kontrollohet nga ferma deri në tryezë. Sot legjislacioni shqiptar është i harmonizuar me atë të Bashkimit Europian. AKU ka 7 laboratorë që kontrollojnë produktet me bazë qumështin dhe gjatë vitit 2025 janë vendosur 40 gjoba, ndërsa aktiviteti i 6 stabilimenteve është ndërprerë. Nuk ka kompromis për cilësinë e ushqimeve,” deklaroi Salla.

Ai sqaroi se aflatoksina në qumësht vjen kryesisht nga ushqimi i kontaminuar dhe se për këtë arsye kontrolli është shtrirë në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

“Në vitin 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinën M1, nga të cilat 13 kanë rezultuar jokonform. Për çdo rast janë marrë masa dhe produktet janë bllokuar. Sistemi ka reaguar në kohë dhe ka garantuar që konsumatorët të mos preken,” shtoi ministri.

Next Post
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

"Bast i humbur", The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In