Nemanja Vidiç dhe Interi janë pajtuar për të përfunduar kontratën e serbit, sipas burimeve të “SkyItalia”. Lojtari kishte kontratë me klubin italian deri në qershor, por dëmtimet e shumta kanë bërë që ai të mos luante asnjëherë në sezonin e ri për Interin. Tani, 34-vjeçari raportohet se ka pranuar të largohet nga klubi dhe se për të kanë shprehur interesim disa skuadra angleze, por ai ka zgjedhur të kalojë në Amerikë. Vidiç ishte pjesë e Interit nga viti 2014, kur u largua nga Manchester United, me të cilin klub fitoi pesë tituj të ligës, tri Kupa të Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.