Interi ka pësuar edhe humbjen e dytë në Ligën e Evropës. Ekipi i Frank De Boerit humbi 3 me 1 ndaj Sparta Pragës në turin e dytë të Grupit K, pak ditë pas humbjes nga Hapoel Beer Sheva.
Kadlec me dy gola dhe Holek shënuan për fitoren e Pragës, ndërsa Palacio shënoi golin e vetëm për Interin.
Tani Interi mbetet i fundit në këtë grup me dy ndeshje dhe pa pikë. Në Grupin K prijnë Southamptoni dhe Hapoel Beer Sheva me nga katër pikë. Sparta Praga ka 3. (b.an)