• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Interesi i kredisë ulje rekord, shkon në 7.4 %

by Lorenc Vangjeli
31/12/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka qenë asnjëherë kaq lirë për të marrë një kredi në lekë. Interesi mesatar i huasë së re në lekë në muajin nëntor zbriti në 7.4%, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, nga gati 8% që ishte muajin e mëparshëm. Ky është niveli më i ulët historik i kostos së kredisë në lekë.
Që prej shtatorit të vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë të lehtësimit monetare, duke ulur normën bazë 14 herë, nga 5.25% në 1.75% aktualisht. Ndonëse me vonesë, kjo politikë është rflektuar në reduktimin e interesave që kreditorët duhet t’i paguajnë bankat për huatë që ata marrin (në shtator 2011, interesi mesatar i kredive në lekë ishte 11.1%).

Në krahasim me janarin e këtij viti, norma e interesit është ulur me 0.7 pikë përqindje.
Megjithatë ulja e normës së interesit nuk ka dhënë efekt në nxitjen e kreditimit, që ka qenë shumë i dobët këtë vit. Statistikat tregojnë se gjatë 2015-s kreditimi i ekonomisë është futur në ngërç. Me bazë vjetore (nëntor 2015/nëntor 2014) stoku i huasë për ekonominë është reduktuar me 2.2%, apo me rreth 12.3 miliardë lekë dhe e gjithë rënia ka ardhur nga bizneset private.( Lexo: Nentor, tkurret kredia per bizneset, rritet per kompanite shteterore).

Përveç normave të interesit, faktorë të tjerë po ndikojnë në financimin e bizneseve e kosnumatorëve, si kërkesa e dobët për investime në ekonomi dhe kujdesi i shtuar të bankave në kredidhënie, teksa huatë me probleme nuk po arrijnë të zbresin nën 20%. Këtyre u shtohen dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike, pasiguria dhe stepja e bizneseve për të investuar.

norma e interesit rkedise

Next Post

Shkodër/ Kanosën policët, pranga dy personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In