• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Interes në prodhimin e municioneve me ju”, Zelensky: Propozojmë forum mes Ukrainës dhe Ballkanit

by A R
28/02/2024 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes ndërmjet Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo në një nga kryeqytetet tuaja”, ka qenë ky propozimi që Presidentii i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka parashtruar në Samitin e Tiranës për Ukrainën.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky është shprehur se Ukraina është e interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me shtetet partnere që janë të pranishme në Samitin e Ukrainës.

Zelensky: Jemi krenarë që kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë dhe funksionojnë në Ukrainë, në fusha të ndryshme dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por kjo nuk mjafton për të fituar ne mbi Putinin. Ne shikojmë probleme dhe në ofertën përsa i përket municioneve, të cilat ndikojnë situatën tonë në fushën e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë tonë do të prezantojë të gjitha detajet dhe ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes ndërmjet Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo në një nga kryeqytetet tuaja. Ju jam mirënjohës për punën e përbashkët që është bërë. Së bashku, me paketën e mbrojtjes, dhe mbështetjen ndërmjet nesh, ndërmjet të gjithë partnerëve. Ky ndërveprim mes nesh, ndërmjet partnerëve është kthyer në një faktor që nuk e lejon Putinin të fitojë.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Zelensky ka shprehur mirënjohjen për të gjitha shtetet që mbështesin Ukrainën, teksa ka bërë thirrje që nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme për të.

Zelensky: Faleminderit që na keni mirëpritur këtu. Së pari jemi takuar në Athinë. E vlerësoj mikpritjen tuaj dhe mundësinë që po na jepni dhe mundësinë si mund të fuqizojmë më tej dhe vendet tona. Tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për breza të ardhshëm. Evropa të jetë hapësira ku çdo komb përcakton fatin e vet. Gjithçka që Putin dëshiron është një perpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. Putini të humbasë sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Siguria për Evropën tek dinjiteti. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitet të ndryshme për të. Ne besojmë që respekti për çdo komb dhe e drejta për të pasur siguri, duhet të jenë parime universale. Ukraina mbështet vendet tuaja dhe ju është mirënjohëse për mbështetjen që po na jepni për integrimin tonë. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komunitetit europian dhe euroatlantik. U jam mirënjohës shteteve që kanë mbështetur formulën tonë të paqes. Çdo aspekt i luftës ruse mund të zgjidhet me natyrën e kësaj formule. Çdo shtet mund ta tregojë veten në këtë proces paqe. Ne duam që e drejta ndërkombëtare dhe stabiliteti të bazohet në procese shumëpalëshe dhe transparente. Të gjithë mund të kontribuojnë. Ju ftoj të merrni pjesë në Samitin e parë të Paqes që do të mbahet në Zvicër. Gjatë kësaj lufte, kemi treguar që është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket se është më i forti në botë. Ne propozojmë të gërshetojmë këto përpjekje. Putin investon në kriza. Ne duhet të shikojmë çfarë u bën mirë interesave tona sepse në këtë formë, ne do të mbrojmë interesin tonë.

/a.r

Next Post
Tatimi për profesionet e lira, opozita dorëzon padi në GJK, Tabaku: Gjykata të ngrihet në nivelin që i takon

Tatimi për profesionet e lira, opozita dorëzon padi në GJK, Tabaku: Gjykata të ngrihet në nivelin që i takon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In