Inter kryeson i vetëm në Serie A për herë të parë në këtë sezon. Skuadra e Luciano Spalletit mundi thellë 5 – 0 Chievon, duke shkuar në kuotën e 39 pikëve, 1 më shumë se Napoli që u mund nga Juventus të premten.
Perisiç ishte më i miri në fushë me 3 gola të realizuar, ndërsa shënuesit e tjerë ishin Icardi dhe Skriniar.
Pas këtij suksesi Inter e pret ndeshja e rëndësishme me Juventus që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Torino.