Një talent shqiptar i rritur në Itali shumë shpejt mund të bëhet pjesë e skuadrës së njohur të Interit. Bëhet fjalë për mesfushorin 18-vjeçar të Modenës, Fabio Sakaj.
Në janar Interi dhe Sassuolo patën një luftë të fortë për të siguruar shërbimet e anëtarin U-19 të Shqipërisë.
Nerazzurrët arritën të sigurojnë një marrëveshje për ta transferuar gjatë këtij sezoni në Milano, e cila nuk është ekzekutuar ende, raporton Super News.
Interi ka edhe një shqiptar në radhët e veta. Ai është Rey Manaj, por që është i huazuar te Pescara deri në fund të sezonit. /a.m.