• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTEGRIMI / Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos së Bullgarisë. Xhaçka: I kemi kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë”

by A R
08/02/2022 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar për Integrimit Europian zhvilloi këtë të martë një mbledhje. Kryetarja Jorida Tabaku u shpreh se duhet vullnet politik që puna të përkthehet në angazhime konkrete. Ajo u shpreh se nuk duhet të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, por duhet të bëhet puna këtu dhe të ecet përpara pavarësisht datës që mund të jepet për integrimin.

Jorida Tabaku: Unë ju inkurajoj këdo që është i përfshirë në këtë proces që të ulemi dhe të gjejmë një mënyrë që metodologjinë e re ta kthejmë në avantazh për institucionet dhe për procesin e integrimit. Do të kisha dëshirë të fokusohemi edhe tek pushteti lokal. Nga informacionet që kemi dhe raportimet që na kanë ardhur në shumë prej bashkive nuk janë ngritur njësitë e integrimit. Stafi ka ndryshuar gjatë vitit 2020. Kështu ndodh edhe në strukturat në ministri. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës t’i ngre këto dyshime. Për këtë arsye unë gjithë kohës jam përpjekur t’i ngre këto shqetësime, që disa mund të duken teknike, disa politike, por të gjitha kanë emëruesin e përbashkët: Vullnet politik. Vullnet politik që për herë të parë ndryshe edhe nga koha kur keni qeverisur ju e keni edhe nga opozita. Ky vullnet politik duhet përkthyer në angazhime konkrete dhe punë konkrete. Ne nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, nuk mund të fshihemi as pas proceseve që janë jashtë dorës sonë duhet të bëjmë punën tonë këtu, të ecim përpara dhe pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë.

Ndërkohë Taulant Balla u shpreh se Shqipëria nuk fshihet pas vetos së Bullgarisë pasi kjo e fundit e ka shprehur qëndrimin e saj që me Shqipërinë nuk ka asgjë.

Taulant Balla: Besoj që është koha që ta shohim këtë proces me pozitivitet edhe pse nuk është në dorën tonë  ngecja e procesit të zgjerimit, edhe për shkaqe që ndoshta më përpara nuk kanë ekzistuar, sepse edhe në raste më parë nuk ka pasur anëtarë të BE që të kenë vendosur veton për anëtarësimin e një vendi apo grupi vendesh. Ne nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka gjë me Shqipërinë, por ka një çështje bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe besoj që dy qeveritë e reja të tejkalojnë shpirtrat ballkanikë dhe të sillen si europianë për të zgjidhur këtë situatë. Nuk dua kurrsesi të replikoj. Për mua  ka rëndësi që Këshill Kombëtar i Integrimit të flasë në një zë në lidhje me axhendën integruese.

Ministrja Xhaçka theksoi se arritjet e vendit tonë janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE dhe se Shqipëria vijon të mbetet një dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.

Olta Xhaçka: Qeveria shqiptare ka vazhduar me përkushtim dhe dedikim zbatimin e programit ambicioz të reformave gjithëpërfshirëse, duke përmbushur të gjitha kërkesat nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se i kemi kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë” në reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në lidhje me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, etj. Kushtet janë plotësuar dhe kjo u pranua dhe u vlerësua nga raporti i Komisionit, në tetor 2021, dhe po ashtu nga të gjitha vendet anëtare. Në këtë mënyrë, e kemi dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE-së.

Kryediplomatja shqiptare nënvizoi se Shqipëria do vazhdojë t’i ofrojë mbështetjen e saj të plotë BE-së, edhe përgjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

/a.r

Next Post
Balla vlerëson rolin e opozitës në integrimin në BE: Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë. Zgjatja e vettingut, jo çështje politike

Balla vlerëson rolin e opozitës në integrimin në BE: Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë. Zgjatja e vettingut, jo çështje politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In