• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla vlerëson rolin e opozitës në integrimin në BE: Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë. Zgjatja e vettingut, jo çështje politike

by Java News
08/02/2022 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Taulant Balla u shpreh se tani është koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të shihet me pozitivitet. Në fjalën e tij, teksa vlerësoi rolin e opozitës në këtë proces, ai u shpreh se mos hapja e negociatave me Shqipërinë nuk fshihet pas vetos bullgare, pasi kjo është një çështje që i takon Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me rëndësi- u shpreh Balla- është që ky këshill të flasë në një zë në lidhje me procesin e integrimit. Balla shpreson se procesi i zgjerimit të BE të plotësohet brenda këtij 10-vjecari me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Falënderoj Kryetaren e Këshillit për vullnetin e plotë për të punuar bashkë për përmbushjen e një aspirate të përbashkët.

Do të doja sot në këtë mbledhje të kujtoja një moment historik në rrugën e BE. Dje u shënua përvjetori i traktatit të Mahstritit, po ashtu përgatiti BE për valët e zgjerimit. Unë shpresoj që brenda këtij 10-vjecari zgjerimi të shtrihet me vendet e BE.

Është koha ta shohim këtë proces me pozitivet. Edhe pse nuk është në dorën tonë procesi i zgjerimit. Më parë nuk ka pasur një anëtar që të vendosë veton.

Ne nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë. Ka një çështje bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe uroj që dy qeveritë e reja të tejkalojnë shpirtrat ballkanikë dhe të sillen si evropian.

Për mua me rëndësi është që ky këshill të flasë në një zë në lidhje me këtë çështje.

Ne kemi përmbushur paketën e Manivalit, po ashtu dua të jetë e qartë çështja e indeksit të korrupsionit të botuar nga TI, me një rënie minimale nga 35 në 36. Ku ishim jemi me mirë. Në këtë aspekt krahasimet duhen bërë në një shkallë më të gjere.

Ajo që për mua ka rëndësi sot është puna në nivel të reformave. Po i referohemi sa të vështirë e ka Serbia për të kryer një reformë në drejtësi, të cilën ne shqiptarët e kemi kryer”, tha Balla.

Balla u ndal edhe në zgjatjen e mandateve të organeve të vettingut, për të cilën tha se nuk është pjesë e axhendës së PS.

“Çështja e zgjatjes së afateve të mandateve të organeve të vettingut nuk është çështje politike. Kush mundohet ta ndërlidhe këtë me axhenden e PS e ka gabim. PS vetëm e ka mbështetur. Në asnjë moment nuk është pjesë e një axhendë e jona.  Po çohet përpara një proces tejet i suksesshëm. Nuk ka një vend tjetër që e ka bërë këtë. Le të jetë ky një proces apolitik”, u shpreh Balla.

g.kosovari

Next Post
‘Do të vijmë në Kukës…’, Vangjeli zbulon çfarë i tha Sulejman Demirel kryeministrit shqiptar për luftën e Kosovës

Vangjeli: Tahiri di për veset, paratë, marrëdhënie të papërshtatshme dhe performancat seksuale të “kolegëve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

September 25, 2026
Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

September 25, 2026
“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

September 25, 2026
“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

September 25, 2026
Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

September 25, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

September 25, 2026
Blerja e automjeteve përmes KAYO, reagon IKMT: E gjithë procedura është kryer në përputhje me ligjin!

Blerja e automjeteve përmes KAYO, reagon IKMT: E gjithë procedura është kryer në përputhje me ligjin!

September 25, 2026
FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

September 25, 2026
“Nuk komentojmë çështje që janë në proces”- Brukseli reagon për çështjen “Hyseni”: Po i ndjekim zhvillimet nga afër, Shqipëria ka bërë përparime

“Nuk komentojmë çështje që janë në proces”- Brukseli reagon për çështjen “Hyseni”: Po i ndjekim zhvillimet nga afër, Shqipëria ka bërë përparime

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com