Kryeministri Edi Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë ndryshime thelbësore për të rinjtë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe punësimit. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ai theksoi se aktualisht ata paguajnë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e BE-së, ndërsa me integrimin, shqiptarët do të trajtohen si vendas në çdo universitet dhe qytet europian.
“Ju paguani më shumë se sa studentët e BE. Me hyrjen në BE kjo ndryshon tërësisht, ju jeni vendas në Lisbonë, Varshavë dhe në cilindo universitet dhe qytet të Europës.
Mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës, si vendas. Duke e marrë shumë ngushtë, kjo është një përpjekje që ka shumë kuptim dhe ka një impakt të drejtpërdrejtë për secilin ju. Pjesa tjetër ka të bëjë se sa shumë gjëra vijnë këtu për universitetin, laboratorët dhe për ju, duke qenë vendas jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të BE-së. Nuk bëhet fjalë vetëm për një kapërcim të statusit të vendit, por bëhet fjalë për një ndryshim thelbësor të raportit të popullit dhe të vendit shqiptar me popullin dhe vendet e tjera“, tha kryeministri.
Rama nënvizoi se kjo do t’u japë mundësi të kërkojnë punë dhe të ndërtojnë jetën në të gjithë kontinentin, duke e cilësuar këtë proces si një hap me ndikim të drejtpërdrejtë për çdo qytetar.
Kryeministri shtoi gjithashtu se integrimi nuk është vetëm çështje statusi për vendin, por një transformim i thellë i marrëdhënieve të Shqipërisë me Europën, në një moment që, sipas tij, përfaqëson një mundësi historike të paprecedentë për të ardhmen e shqiptarëve.
“Kurrë asnjëherë më parë Shqipëria nuk e ka pasur buzëqeshjen e fatit siç e ka sot. Asnjëherë Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati në sensin e të ardhmes së mundshme të njerëzve për të qenë të lirë dhe të barabartë, duke pasur jo vetëm një vend, por një kontinent të tërë si vendas. Në këtë rast kjo nuk është rruga drejt parajsës, askush nuk e pretendon këtë, por është rruga drejt realitetit, ku shqiptarët do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur nga rrethanat e historisë.
Po na buzëqesh fati sepse janë bashkuar të gjitha yjet dhe janë vënë rresht në këtë ëndërr shekullore të shqiptarëve, që kanë parë gjithnjë nga Perëndimi. Kemi bërë një punë të madhe për të ndryshuar pozicionin e Shqipërisë që deri dje ishte e përbuzur”, shtoi kreu i qeverisë.












Po ty jete Shqiperia,pa ty k/hajdutin,e hajdutet tuaj,eshte e vertete Shqiperia do te kishte,ndryshim thelbesore ,ne cdo cepe te vendit.Pengesa me e madhe,per vendin,sic thashe me siper,jeni ju e hajdutet tuaj te shumte.Me ju bashke edhe ortaku juaj monstra e vicidolit,e hajdute e tije,ju jeni jashtqitja e KOMBIT.