• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi në Union, Rama: Shqipëria ka një hapësirë të shkurtër kohore, edhe BE ka interes për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit

by B K
28/02/2025 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes “TEDA Tiranë” dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, një investim i rëndësishëm në teknologji dhe inovacion.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të momentit historik për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Ramës, procesi i integrimit po ecën me shpejtësi, jo vetëm falë reformave të vendit, por edhe për shkak të interesit të BE-së për zgjerimin. Ai paralajmëroi se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, pasi një vonesë mund të rikthejë procesin në pikën zero.

“Nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim epokal tani, dritarja mund të mbyllet dhe historia të nisë nga e para,” tha Rama, duke theksuar se Shqipëria është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

“Ky është një moment historik për Shqipërinë, sepse është hapur një dritare e një mundësie që nuk vjen dy herë për t’u bërë pjesë e BE duke shfrytëzuar një hapësirë kohore tejet të shkurtër. Shpejtësia e procesit me të cilin ne po përparojmë në këtë kornizë është më e larta ndonjëherë krahasuar me të gjitha vendet, jo sepse ne po e bëjmë shumë mirë detyrën që nuk diskutohet, por BE është e interesuar për shpejtësi. Është momenti historik i përputhjes së rrethanave tona të brendshme me ato të BE. Janë dhe ata po kaq të dëshiruar që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Ne kemi detyrimin të mos e humbasim këtë mundësi. Të mos humbasim asnjë ditë sepse nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim epokal në këtë lloj hapësirë, dritarja mund të mbyllet dhe mund të nisë historia nga e para.
Ky është momenti kur pritshmëria shekullore e jona, për t’i përkitur asaj pjese të botës ku dielli lind atje ku perëndon, mund të bëhet realitet. Por duhet të fokusohemi dhe të mos humbasim asnjë ditë, jo më muaj e vite të tjera. Të gjitha këto procese, janë pjesë e kësaj përpjekjeje”, u shpreh ai.

Next Post
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com