• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi në BE/ Hungaria lobon për Shqipërinë, Szijjártó: Të hapen tre kapitujt e parë

by S T
11/09/2024 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hungaria i ka ofruar edhe një herë mbështetje Shqipërisë për të hapur tre kapitujt e parë të negociatave gjatë presidencës së saj në krye të BE-së. Kryediplomati Szijjártó pas takimit me homologun Hasani tha se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet nga pala shqiptare.

Peter Szijjártó, Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Ju i keni plotësuar të gjitha kushtet, ndaj ne do të lobojmë mes shteteve anëtare të BE-së që të nisë sa më shpejt të jetë e mundur shqyrtimi i tre kapitujve të parë të anëtarësimit. Çdo vonesë është e dëmshme për interesat tona të përbashkëta si dhe për besueshmërinë e BE-së. Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë në BE për të cilën nuk është gjetur asnjë përgjigje, siç është edhe zgjerimi i saj. Ilaçi më i mirë për të dalë nga kjo situatë është anëtarësimi i përshpejtuar i shteteve ballkanike. Si fqinj të këtij rajoni, ne e kuptojmë më së miri se BE-ja ka nevojë për BE-në më shumë se këto vende që do të sjellin energji të re. Ne jemi një nga shtetet mbështetëse të flaktë të këtij procesi.

Hasani theksoi se vizioni strategjik i Hungarisë për rajonin, është i frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues.

Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: Ne jemi shumë mirënjohës Hungarisë dhe ministrit Szijjártó personalisht për mbështetjen e tyre. Hungaria ka qenë dhe mbetet vazhdimisht një avokate aktive e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke e konsideruar zgjerimin e BE në këtë pjesë të Europës juglindore si një objektiv strategjik të politikës së saj të jashtme dhe fakti që presidenca aktuale hungareze e BE e ka bërë integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritetet e saj thelbësore është treguesi më i qartë i këtij angazhimi. Do të dëshironim që këtë vizion strategjik lidhur me rajonin dhe peshën gjeo-politike që është krijuar në kushtet komplekse që po kalon kontinenti ynë ta bënin të tyre edhe vende të tjera të Bashkimit Europian dhe vetëm kësisoj afrimi i vendeve tona me unionin do të fitonte ritimin e duhur dhe do të përparonte pa pengesa shpesh të panevojshme.

Hungaria do të organizojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në vjeshtën e këtij viti.

Next Post
Berisha i pandehur, Spahiu: SPAK të mos e tolerojë, e ka vendin në qeli si të korruptuarit e tjerë

Berisha i pandehur, Spahiu: SPAK të mos e tolerojë, e ka vendin në qeli si të korruptuarit e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

November 5, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Po marr telefonata nga persona të pakënaqur me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth

November 5, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In