• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Integrimi në BE, Gjosha: Prioritet, reforma në drejtësi

by Java News
21/09/2015 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Integrimi në BE, Gjosha: Prioritet, reforma në drejtësi

Ecuria e pesë prioriteteve në procesin e integrimit në Bashkimin Europian është tema e mbledhjes së grupeve të përbashkëta të punës, që po zhvillohet paraditen e së hënës në Hotel Tirana Internacional. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në fjalën e saj konfirmoi angazhimin e qeverisë për të miratuar brenda tetorit reformën në drejtësi, një ndër pesë prioritetet.

“Ne nuk e kemi ndalur asnjëherë punën tonë për implementimin e prioriteteve, duke vazhduar të ecim sipas udhëzimeve. Që nga takimi i fundit janë marrë disa angazhime të tjera të mëtejshme, ku kemi pasur dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për të shtyrë përpara reforma të rëndësishme. Një nga reformat më të mëdha është ajo në administratën publike, për të cilën mendoj se duhet bërë një punë më e madhe”, tha ministrja e Integrimit.

Duke u ndalur tek prioriteti tjetër me rëndësi, reforma në drejtësi, Gjosha tha se për këtë është ngritur komisioni ad-hoc nga parlamenti si dhe grupet nga Ministria e Drejtësisë.

“Kjo reformë nuk mund të përmbushet pa marrë pjesë në të edhe të gjitha grupet e interesit. Ne e kemi ndarë këtë punë edhe me bashkëpunëtorët tanë të BE-së duke hartuar një plan dhe dokument strategjik, të cilin e kemi prezantuar. Qëllimi ynë është miratimi i kësaj reforme në tetor të këtij viti në parlament”, tha ministrja e Integrimit.

Një nga prioritetet e tjera, lufta kundër korrupsionit vjen në një kohë kur një pjesë e madhe e dosjeve të korrupsionit nuk dënohen dhe hetimet financiare janë rritur. Janë marrë disa masa dhe duket një tendencë pozitive.

Michela Matuella, drejtoreshë për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit për Shqipërinë dhe Bosnje -Hercegovinën, duke vlerësuar progresin e bërë tha se fokusi i diskutimeve më shumë sesa te sasia duhet të fokusohet tek dakordësia mbi rekomandimet dhe instrumentat me të cilat mund të ndërhyhet për rezultate më të mira.

Shqipëria mori në qershor të vitit 2014 statusin e vendit kandidat, ndërsa tani po punon për fazën tjetër atë të  hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Por për këtë duhen përmbushur pesë prioritete kyçe që lidhen me reformën në administratën publike, në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe respektimn e të drejtave të njeriut.

Qeveria shqiptare është shprehur optimiste lidhur me ecurinë e këtij procesi duke deklaruar se në vjeshtë këto prioritete do të jenë realizuar.

Next Post

Dedej: Ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura do të prishen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com