• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria një vend të spikatur në hartën mendore të europianëve, ka krijuar një narrativë të…

by A R
04/06/2025 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedagogia e Kolegjit Europian, Odeta Barbullushi shprehet se për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është shumë e rëndësishme marrëdhëniet dhe ndërveprimi me vendet anëtare.

Në një intervistë në studion e Klan News, me gazetarin Drini Zeqo, Barbullushi shprehet se ndërveprimi bën që vendet anëtare të jenë pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Është shumë e rëndësishme puna me Komisionin Europian, raporti i KE, puna që po bëjmë dypalëshe në lidhje me negociatat dhe unë mendoj që është shumë e rëndësishme puna që bëjmë me vendet anëtare. Partneriteti i thelluar dhe marrëdhënia e ndërveprimi i thelluar me vende si Franca, vazhdimi i punës me vende si Gjermania, Italia edhe në fusha të caktuara është jashtëzakonisht e rëndësishme. Jo vetëm na ndihmojnë ne të kemi më shumë ekspertizë dhe kapacitete, por i bën edhe vendet anëtare të jenë pjesë e këtij procesi dhe jo vetëm në fund pastaj të thonë po ose jo për t’i dhënë dritën jeshile anëtarësimit”, u shpreh Barbullushi.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj Barbullushi theksoi se Shqipëria ka arritur të krijojë një vend të spikatur në hartën mendore të europianëve.

Barbullushi theksoi se Shqipëria ka ndikuar pozitivisht në krijimin e një narrative të re për Ballkanin Perëndimor dhe jo të atij rajonit që sjell vetëm probleme, e për këtë përmendi faktin e organizimit të samiteve dhe aktiviteteve të rëndësishme në vendin tonë.

“Unë mendoj që Shqipëria ka arritur të krijojë një vend të spikatur në atë hartën mendore të europianëve dhe mendoj edhe më gjerë. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme vitet e fundit sa i takon diplomacisë publike. Mund të përdorim edhe një term në marrëdhënie me ndërkombëtarët që është krijimin e një identiteti të vetin si një forcë e butë në rajon. Sidomos në një rajon me problematika që ne i njohim dhe për të cilin ka pasur gjithmonë një perceptim që sjell probleme.

Unë mendoj që Shqipëria ka ndikuar pozitivisht në krijimin e kësaj narrative. Që edhe Ballkani Perëndimor jo vetëm Shqipëria, por edhe rajoni mund të bëhet kontribues për sigurinë Europiane, fakti që janë edhe tre vende anëtare të NATO-s e përforcon këtë narativë. Unë mendoj që fakti në Tiranë janë organizuar një numër samitesh dhe aktivitetesh të këtij niveli të diplomacisë shumëpalëshe mendoj që është një hap që e përforcon këtë identitet të Shqipërisë”, tha Barbullushi.

Përsa i përket zgjerimit të BE dhe anëtarësimit të Shqipërisë, ajo shprehet në rastin e vendit tonë vihet re një përshpejtim i procesit.

“Sa i përket zgjerimit kemi një përshpejtim të procesit që nuk e kemi parë në vendet tjera kandidate, por nuk do të ngelesha peng i terminologjisë, pasi mendoj që e rëndësishme është arritja në finish, të arrijm përmbushjen e detyrave”, tha Barbullushi.

Ndërkohë sa i takon afatit të vendosur, vitit 2030 për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Barbullushi shprehet se “nëse ecet me të njëjtin rritëm që po flasim, unë mendoj që është e realizueshme.”

Next Post
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In