• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Instrumentеt е hegjemonizmit të ri jo më me tanke, por me narrativë

by Skënder Asani
27/10/2025 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beogradi dhe Moska veprojnë në prapaskenë, duke përdorur qeverinë
maqedonase si instrument të hegjemonizmit të ri jo më me tanke, por me
narrativë; jo më me dhunë, por me propagandë. Fushata kundër subjektit
shqiptar që mishëronte frymën e Marrëveshjes së Ohrit nuk ishte
konkurrencë elektorale, por hakmarrje historike për poshtërimin që Serbia
përjetoi në qershor të vitit 1999. Ky projekt, i konceptuar në laboratorët
politikë të Beogradit dhe i miratuar në Moskë, synon të dobësojë faktorin
shqiptar, të ngadalësojë integrimin evropian dhe të krijojë një “zonë gri” në
Ballkan, ku liria shqiptare do të shndërrohet në objekt kompromisi.
Nga Prof. dr. Skënder ASANI
Manifestimi i zhvilluar para disa ditësh të tetorit, në prani të zëvendëskryeministrit
maqedonas, ambasadorit rus, përfaqësuesve të shtetit serb dhe autoriteteve lokale të
Kumanovës, nuk mund të interpretohet si një rastësi protokollare. Ai përfaqëson një akt
politik dhe simbolik me pasoja alarmante, që shpalos tentativën për rivendosjen e
hegjemonisë serbe mbi territorin dhe kujtesën historike shqiptare. Ky manifestim është
pjesë e një projekti më të gjerë destabilizues, ku Beogradi dhe Moska veprojnë në
prapaskenë përmes instrumenteve të qeverisë maqedonase, duke përdorur ceremonitë
dhe retorikën si mjete të sofistikuara të pushtetit për të manipuluar kujtesën kolektive
dhe për të dobësuar pozicionin politik shqiptar.
Rreziku qëndron jo vetëm në veprim, por edhe në indiferencë. Shqiptarët përballen me
një sfidë të trefishtë: mbrojtjen e kujtesës historike, forcimin e vetëdijes politike dhe
ruajtjen e unitetit moral e politik, në mënyrë që historia të mos shkruhet pa ta. Ky është
momenti i hyrjes në një fazë vendimtare një pikë kthese historike që kërkon vetëdije,
përgjegjësi dhe veprim të koordinuar për të mbrojtur lirinë, dinjitetin dhe orientimin
euroatlantik të vendit.
Pjesëmarrësit serbë, të shfaqur me uniforma ushtarako-policore, e kthyen vendin në një
skenë intimidimi, duke dërguar një mesazh të qartë dominimi mbi kujtesën historike
shqiptare. Që nga formimi i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, janë
organizuar një sërë manifestimesh shtetërore jo vetëm në Zebrenjak, por edhe në qytete
të tjera të Maqedonisë të cilat, nën petkun e përkujtimit, kanë promovuar frymën e
hegjemonisë serbe dhe kanë synuar normalizimin e pranisë së saj mbi territorin dhe
kujtesën shqiptare.
Në të njëjtin vend ku në tetorin e vitit 1912 nisi kasaphana serbe ndaj shqiptarëve, sot
vendosen kurora nderimi mbi varret e pushtuesve. Ky akt provokues sfidon jo vetëm
kujtesën, por edhe sensin e drejtësisë historike, duke vënë në provë unitetin dhe
vigjilencën e popullit shqiptar. Nuk është thjesht një ceremoni, por një paralajmërim i

hapur për çdo individ dhe institucion që guxon të harrojë ose të nënvlerësojë rrezikun e
rikthimit të pushtetit të vjetër mbi territor, histori dhe ndërgjegje kombëtare.
Historia e vitit 1912 dëshmon këtë tragjedi: trupat serbe hynë në Shkup e Kumanovë me
bekimin e Rusisë cariste, duke shndërruar lumin e Vardarit në shtrat gjaku shqiptar.
Sot, më shumë se një shekull më vonë, historia po rishkruhet me duartrokitje
diplomatike, ndërsa flamujt e ceremonive zyrtare mbulojnë hijen e një narrativi të ri që
tenton ta shndërrojë pushtimin në “çlirim” dhe dhunën në “miqësi”. Ky nuk është
përkujtim historik, por provokim politik: një strategji për të rikthyer ideologjinë e vjetër
sllave në formë të sofistikuar, si pjesë e ndërgjegjes publike të një shteti që po humb
busullën euroatlantike.
Retorika parazgjedhore e kryeministrit maqedonas, e evidentuar që nga zgjedhjet
parlamentare të vitit të kaluar dhe e mbështjellë me slogane për “rikthimin e shtetit” dhe
“rendin e ligjit”, shfaqet si hapi i parë i një projekti të koordinuar serbo-rus, që kërcënon
ekuilibrin politik dhe institucional të ndërtuar me gjak dhe sakrifica pas Marrëveshjeve
të Kumanovës (1999) dhe të Ohrit (2001). Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kjo
retorikë u shndërrua në sulm frontal ndaj forcës politike shqiptare të dalë nga lufta e
vitit 2001, duke synuar shkatërrimin e saj dhe eliminimin e mburojës institucionale që
mbron autonominë dhe integritetin e komunitetit shqiptar.
Ky horizont i trazuar tregon qartë se komuniteti shqiptar rrezikon të zhvendoset nga
përfaqësimi i vërtetë; kauzat historike mund të dorëzohen nën ndikimin e jashtëm; dhe
vendi mund të zhytet në orbitën e kontrollit të vjetër. Çdo heshtje apo nënvlerësim i këtij
projekti shndërrohet në katastrofë institucionale, ku forcat që dikur mbronin të drejtat
dhe ekuilibrin mund të fundosën nën presionin e një strategjie të mirëstudiuar dhe të
pandëshkueshme.
Beogradi dhe Moska veprojnë në prapaskenë, duke përdorur qeverinë maqedonase si
instrument të hegjemonizmit të ri jo më me tanke, por me narrativë; jo më me dhunë,
por me propagandë. Fushata kundër subjektit shqiptar që mishëronte frymën e
Marrëveshjes së Ohrit nuk ishte konkurrencë elektorale, por hakmarrje historike për
poshtërimin që Serbia përjetoi në qershor të vitit 1999. Ky projekt, i konceptuar në
laboratorët politikë të Beogradit dhe i miratuar në Moskë, synon të dobësojë faktorin
shqiptar, të ngadalësojë integrimin evropian dhe të krijojë një “zonë gri” në Ballkan, ku
liria shqiptare do të shndërrohet në objekt kompromisi.
Rreziku nuk qëndron vetëm në veprim, por edhe në heshtje. Heshtja e institucioneve,
mediave dhe elitës akademike është bërë pjesë e strategjisë për normalizimin e ndikimit
serbo-rus. Antishqiptarizmi po sofistikohet: infiltron tekstet shkollore, simbolet
shtetërore dhe ceremonitë “miqësore”. Sot, shqiptarët përballen me armikun brenda
sistemit të maskuar si politikë, institucion dhe heshtje kolektive.

Përballë këtij rikthimi të heshtur të hijes serbo-ruse, kujtesa shqiptare duhet të ngrihet
si mburojë morale dhe politike. Ajo nuk është nostalgji, por instrument vetëmbrojtjeje
kombëtare. Kujtesa duhet të bëhet akt politik një vijë e kuqe ndaj çdo përpjekjeje për të
relativizuar të vërtetën historike. Kush nuk e mbron kujtesën, nuk mund të mbrojë as
lirinë.
Ky është moment historik i zgjimit kombëtar. Manifestimi i tetorit dhe retorika e
“rikthimit të shtetit” janë vetëm simptomat e një sëmundjeje më të thellë që synon të
gjunjëzojë faktorin shqiptar. Reagimi duhet të jetë politik, strategjik dhe i
bashkërenduar mbi tri shtylla:Kujtesa historike si mbrojtje kombëtare dhe dokumentim
ndërkombëtar i krimeve të vitit 1912;Vetëdija politike, e orientuar drejt vizionit
euroatlantik dhe shtetit qytetar;Uniteti moral dhe politik shqiptar, përtej ndarjeve,
përballë një rreziku që kërcënon vetë qenien kombëtare.
Historia po hyn në një fazë vendimtare: përplasja ndërmjet projekteve destabilizuese
dhe aspiratës për stabilitet është bërë më e dukshme se kurrë. Vetëm një vetëdije e
koordinuar kombëtare mund të mbrojë orientimin euroatlantik dhe të ndalë ofensivën e
projekteve që synojnë ta shkëpusin vendin nga bërthama e vlerave perëndimore.
Në tetorin e vitit 1912, Vardari rridhte i kuq nga gjaku i shqiptarëve; sot, ai rrezikon të
rrjedhë i turbullt nga harresa. Ky është momenti i kujtesës, reagimit dhe përgjegjësisë
kombëtare. Vetëm nëse politika shqiptare dhe faktori pro-perëndimor e kuptojnë këtë si
pikë kthese historike, Maqedonia e Veriut mund të përballet me dinjitet me sfidat e së
ardhmes jo si shtet i penguar, por si komb që njeh rrugën e vet dhe nuk lejon që historia
të shkruhet pa të.

Shkup, 27 tetor 2025

Next Post
Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Zelensky e shkarkoi për korrupsion, arrestohet zv/shefja e stafit të Presidentit!

August 19, 2026
“Nuk di si të qeverisë”- Grenell kryqëzon Kurtin: Kriza në Kosovë e krijuar prej tij, Perëndimi nuk do të punojë më me të!

“Nuk di si të qeverisë”- Grenell kryqëzon Kurtin: Kriza në Kosovë e krijuar prej tij, Perëndimi nuk do të punojë më me të!

August 19, 2026
Ndeshja kundër Pafosit, Dinamo ka nevojë për “lojtarin e 12-të”, transport falas për tifozët!

Ndeshja kundër Pafosit, Dinamo ka nevojë për “lojtarin e 12-të”, transport falas për tifozët!

August 19, 2026
Thatësira historike në Zvicër, niveli i liqenit të Zyrihut në nivelin më të ulët që nga viti 1951

Thatësira historike në Zvicër, niveli i liqenit të Zyrihut në nivelin më të ulët që nga viti 1951

August 19, 2026
Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës?

Zbulohen dy emrat për President në Kosovë, analistët: Duan dikë pa ambicie në politikë!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

VIDEO/ Aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Durrës, dalin pamjet! Mjeti me shpejtësi 114 km/h, godet bordurën dhe…

August 19, 2026
Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

August 19, 2026
U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com