“Faleminderi kryeministri Edi Rama që mirëpritët gratë afgane. Gra dhe vajza ishin të detyruara të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.”-shkruan instituti Georgetown.
.@Georgetown recognized Albanian Prime Minister Edi Rama for opening his country to Afghan women and girls forced to flee their homes after the Taliban takeover—including 1,000+ evacuees supported by GIWPS & @VitalVoices. Thank you, PM @ediramaal, for standing with Afghan women. pic.twitter.com/8YwbO6B2bF
— GU Women & Peace (@giwps) February 16, 2022
****
Kurse kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Universitetin Georgetown në Uashington, ku foli për pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, për të treguar që Shqipëria bashkëjeton me shumë komunitete fetare, solli shembullin e familjes së tij.
“Unë jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin. Por e përmend këtu këtë shembull, sepse kjo është trashëgimia që ka Shqipëria”-tha Rama.