Me afrimin e sezonit dimëror, kanë filluar edhe përgatitjet e institucioneve për furnizim me goma për automjetet në pronësi publike. Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) , ka përzgjedhur këtë javë kompaninë që do të furnizojë 79 institucione të vendit me goma për automjete.
Vlera e kontratës për furnizim me goma për këto institucione peshon hiç më pak se 2 milionë e 683 mijë e 962 euro, raporton ORAinfo. Në njoftimin e dhënies për kontratë shihet se AQP këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “Bibaj AE & Bibaj” për furnizim me goma.
Në këtë tender kanë aplikuar tre kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë është ajo në vlerë prej 2 milionë e 805 mijë e 835 euro.