Trajneri Xhani De Biazi ka folur nga Durrësi ku ka theksuar se kombëtarja jonë hyn në fushë vetëm për fitore.
Deklaratat e De Biazit janë bërë gjatë një konference për mediat, ndërsa trajneri italian ka theksuar se nuk ka asnjë mëdyshje për formacionin tonë.
“Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për kualifikim. Kundërshtari ynë është i fortë, por ne e kemi studiuar” – ka thënë trajneri De Biazi.
Nga ana tjetër, kapiteni Lorik Cana theksoi se çdo lojtar ka përgjegjësitë e tij dhe se stërvitja ka qenë si në ccdo ndeshje tjetër.