• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT: Paga mesatare 59 mijë Lekë! Më të mirëpaguarit menaxherët dhe punonjësit në sektorin e sigurimit

by A R
12/06/2022 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë periudhës 3-mujore të këtij vitit, paga mesatare mujore në Shqipëri sipas INSTAT është 59 mijë Lekë duke sjell një rritje me 5,8 %, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të kaluar. Më të paguarit rezultojnë menaxherët, ligjvënësit e nëpunësit e lartë të administratës shtetërore, ndërsa më të keqpaguarit mbeten të punësuarit në sektorin e bujqësisë.

Paga mesatare mujore për një të punësuar, duke përfshirë edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore, gjatë tremujorit të parë 2022, është 59.242 Lekë, duke u rritur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të kaluar. Edhe pse ka një rritje të lehtë të pagës, ndikimi në ekonominë familjarë është i papërfillshëm duke patur parasysh se inflacioni është rritur me hapa më të mëdhenj, duke arritur vlera historike 6,7% për shkak të rritjes së çmimeve. Pra shqiptarët me të njëjtën sasi parash blejnë më pak produkte.

Sipas INSTAT, nga 2019 në 2022 paga mesatare mujore është rritur vetëm 5 mijë Lekë.

Gjatë 3-mujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në sektorin “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” është 93 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Pas tyre renditen të punësuar në grup profesionin e “Menaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” pagesa e të cilëve është pothuajse 74 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

Ndërsa më të keqpaguarit janë punonjësit e sektorit “Bujqësi, pyje dhe peshkim”, paga e të cilëve është 3 % më e ulët se paga mesatare mujore, si dhe grupi “Punëtorë (Profesione elementare)” që e kanë pagën gati  40 % më të ulët se paga mesatare mujore.

Gjatë tre muajve të parë të këtij vitit, paga mesatare bruto për grup aktivitetin “Informacionit dhe komunikacionit” ka rritjen më të madhe prej 25,8 %, më pas renditet grup-profesioni Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve, që  ka rritjen prej 9,7 %, ndërsa rritjen më të vogël e kanë grup-profesioni i Specialistë me arsim të lartë prej 4,2 % dhe të punësuarit në aktivitete që kanë të bëjnë me “Arte, argëtim dhe çlodhje; apo Aktivitete të tjera shërbimi” prej 2,7 %.

/a.r

Next Post
Arrestohet trafikanti i shumëkërkuar, transportonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë

Arrestohet trafikanti i shumëkërkuar, transportonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Kemi vetëm fitore.Pika që s’ju bie.Shiheni gjendjen e mjerueshme të popullit shqiptar.Ktheni sytë nga shtresat në nevojë si pensionistët,ku pensioni mesatar mesi kap 10.000 lekë E kemi votuar Edin duke menduar se do të bënte për popullin e varfër dhe jo për Oligarkët

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In