• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INSTAT: Në maj u shtrenjtuan çmimet në arsim dhe ushqime

by
08/06/2015 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin maj është 1,8 %, nga 1,6% që ishte një vit më parë, ndërsa ndryshimi vjetor arriti 119,4 % kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 2007=100).

INSTAT njofton se rritja vjetore në maj sivjet u ndikua kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,48 pikë përqindje, ku ndikim kryesor dhanë rritja e çmimeve për grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,24 pikë përqindje, për “Shërbimi arsimor” me +0,14 pikë përqindje, “Komunikimi” me +0,06 pikë përqindje.

Me ulje rezultuan çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me -0,13 pikë përqindje, “Transporti” me -0,08 pikë përqindje, të “Veshje dhe këpucë” me -0.06 pikë përqindje dhe “Mallra e shërbime të ndryshme” me -0,05 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin maj 2014, rritja më e madhe e çmimeve u shënua në grupet “Shërbimi arsimor” me 10,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,8 %, “Komunikimi” me 2,2 %, etj. Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 3,8 %, ku rritjen më të madhe e shënuan çmimet e nëngrupit “fruta” me 16,3 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 11,2 %, “peshk” me 2,9 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 0,9 %, etj.

Ndryshe nga këto grupe, në majin e sivjetëm u ulën çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 2,7 %, “kafe, çaj e kakao” me 2,4 %, “qumësht djath e vezë” me 1,1 %, etj. Por ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Transporti” me 1,4 % dhe “Veshje dhe këpucë me 1,2 %, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është – 1,6 %. Krahasuar me muajin prill, sivjet në maj ulja më e madhe e çmimeve u vu re në grupin “Ushqime dhe pije joalkolike” me 3,6 %, ndërsa rritja më e madhe u shënua tek grupi “Transporti” me 0,3 %, pasi krahasuar me një muaj më parë, çmimi i eurodiezelit u rrit 0,8 % dhe benzinës 0,9 %

Next Post

Llogaraja dhe Lini, segmentet rrugore prioritare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com