• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INSTAT: IÇK në tetor arriti 2.1 %

by A R
09/11/2015 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin tetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,1 %, bëhet e ditur në raportin mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit, publikuar nga Instituti i Statistikave, INSTAT.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %.

Rritja vjetore në muajin tetor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me + 0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me + 0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “hotele, kafene e restorante” dhe “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me nga + 0,03 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me – 0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me – 0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “transporti”

kanë kontribuar me -0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shëndeti” kanë kontribuar me – 0,02 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin tetor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “pije alkoolike dhe duhan” me 6,1 %, pasuar nga grupi “shërbimi arsimor” me 4,8 %. Çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 5,5 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 27,8 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 15,4 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,1 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,6 %, etj.

Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 2,7 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 0,7 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 3,7 %, pasuar nga grupi “transporti” me 2,1 %, grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 % etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është 0,01 %. Krahasuar me muajin shtator 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shërbimi arsimor ” me 3,9 %. Brenda këtij grupi tarifat e studimeve në universitetet publike u rriten me 6,7 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “mallra dhe shërbime të ndryshme ” me 0,4 %.

ATSH

 

 

 

 

Next Post

PD akuzën sërish djalin e Leskaj: Ka lidhur kontratë, OSHEE gënjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com