• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD akuzën sërish djalin e Leskaj: Ka lidhur kontratë, OSHEE gënjen

by A R
09/11/2015 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi ka ripërsëritur akuzat drejt djalit të Nënkryetares së Parlamentit Valentina Leskaj, se ky i fundit ka përfituar falë Kryeministrit Edi Rama, një shumë prej 700 milionë lekëshm, për trajnimin e punonjësve të OSHEE. Sipas dokumentave të PD është e qartë se tashmë firma e djalit të deputetes së PS ka fituar këtë kontratë, ndryshe nga ç’pretendoi ditën e djeshme OSHEE, e cila tha se nuk ka lidhur asnjë kontratë.

Deklarata e plotë e deputetes Albana Vokshi:

Faktet janë këto;

700 milionë lekë Edi Rama ka vendosur tia japë djalit të deputetes Leskaj, për trajtimin e stresit të punonjësve të OSHEE, për një punë 4 mujore.

Pra 6 milionë lekë në ditë për djalin e deputetes, ndërkohë që 1 e treta qytetarëve jetojnë në mjerim të plotë.

6 milionë lekë në ditë për stresin e OSHEE, kësaj bande kriminale, që ka shkaktuar depresion tek qytetarët, që ka çuar në vetëflijim 4 kryefamiljarë, me arrogancën e padrejtësitë e saj.

Ja ku përfundojnë paratë e marra me kërbaç e me burg tek të pamundurit.

Tek të pamundurit, sepse deputeti i Ramës debitor me 200 milionë lekë është i paprekshëm.

Dhe del tani, kryehajduti i OSHEE, Ardian Çela, e thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Po ky dokument, cfarë tregon?

Operatori i shpërndarjes së energjisë, formulari i njoftimit të fituesit;

Ku thotë se është shpallur fituesi ABKONS  e Besnik Leskajt.

Ku i kërkohet kësaj kompanie të paraqitet në zyrat e OSHEE për të lidhur kontratën.

Ja ku është e zeza mbi të bardhë.

Ky pra është shteti i koprruptuar i Edi Ramës, që mashtron, vjedh dhe ndan paratë e gjakut të shqiptarëve me miqtë e klientët.

Next Post

S’ka punonjës të kualifikuar në Shqipëri, CapCon shkon në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com