• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT: Gusht, bien tekstilet, nafta dhe metalet rrisin eksportet

by Java News
17/09/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shitjet e produkteve jashtë vendit arritën në 205 miliardë lekë për periudhën janar-gusht, duke shënuar një rritje prej 16.1% me bazë vjetore, sipas shifrave të publikuara nga INSTAT. Dy janë grupet që po nxisin këtë rritje, “minerale, lëndë djegëse dhe energji” dhe “materiale ndërtimi dhe metale”. Ndërsa “tekstile dhe këpucë”, që është grupi kryesor i eksportuar në vend ka shënuar rënie për herë të parë në muajin gusht.

Për 8 mujorin, eksportet e “tekstile dhe këpucë” arritën në 82 miliardë lekë, me një rritje prej 6.7% me bazë vjetore, nga zgjerimet dyshifrore të një viti më parë. Ndërsa në gusht, ky grup shënoi rënie për herë të parë në më shumë se tre vjet, teksa eksportet ishin rreth 7% më të ulëta në raport me gushtin e një viti më parë.

Flamur Hoxha, sipërmarrës i kompanisë së prodhimit të këmishave “Kler”, e shpjegon këtë rënie me dy fenomene. Së pari, në muajin gusht ka një rënie të aktivitetit sepse shumë klientë tentojnë t’i dorëzojnë porositë përpara gushtit dhe kjo tendencë është ishte në rritje vitin e fundit. Nga ana tjetër është zgjatur dhe periudha e pushimeve të partnerëve italianë dhe janë hapur fabrikat me tre shtator, duke ndikuar negativisht në deklarat doganore të gushtit.

Faktori i dytë, që ka ndikuar në ngadalësimin e eksporteve përgjatë gjithë vitit është kursi i këmbimit, teksa vetëm si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros, rënia e të ardhurave ka qenë 8-10%. Kërkesa është e njëjtë me një vit më parë, tha Hoxha për “Monitor”, por kursi na ka dëmtuar shumë. Ai thotë se zgjidhja e vetme është që kjo humbje të transferohet në rritjen e çmimit dhe thotë se ia ka dalë të bindë partnerët italianë për një rritje 10% të çmimit për dy fabrikat e tij.

“I bëj thirrje sipërmarrësve të mos kenë frikë të kërkojnë rritje çmimesh, sepse kërkesa është shumë e lartë”, pohon Hoxha. Sipas tij, sipërmarrësit shqiptarë duhet të jenë pak më agresive dhe të kërkojnë rritje çmimesh, pasi Shqipëria ka ende avantazhin e kostos, sepse çmimet janë ende shumë më të lira se në Bullgari e Rumani, që e dorëzojnë produktin me kosto 50% më të shtrenjtë sesa në Shqipëri. Psh, një palë pantallona në Shqipëri prodhohen me 3.5euro, në Bullgari e Rumani, me minimumi 5 euro.

Tekstilet e këpucët mbeten grupi më i madh i eksporteve në vend, me 40% të totalit, nga 44% për 8 mujorin e një viti më parë. Grupi që ka shënuar rritjen më të madhe këtë vit është ai i “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, eksportet e të cilit arritën në 40 miliardë lekë për 8 mujorin, me një zgjerim prej gati 40%, duke kaluar sërish në grupin e dytë më të eksportuar në vend (20% e totalit për 8 mujorin). Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend dhe eksportuesi më i madh, ka rritur ndjeshëm eksportet dhe destinacioni kryesor është Spanja, teksa eksportet në total drejt këtij shteti u rritën me 65% për 8 mujorin.

Në rritje ishin dhe eksportet e “materiale ndërtimi dhe metale”, që arritën në 35 miliardë lekë, me një zgjerim prej 27%, të ndikuara kryesisht nga kompania Kurum, e cila pasi ka funksionuar ristrukturimi për efekt falimenti i shpallur në mars 2017 është vënë në eficiencë të plotë dhe ka zgjeruar eksportet e metaleve kryesisht në tregjet e rajonit, ku mbizotëron Kosova. Megjithatë, burime nga kompania kanë pohuar për Monitor se edhe ata janë prekur nga efekti i kursit të këmbimit, që ka ulur të ardhurat e tyre. Ky grup zinte 17% të totalit për 8 mujorin.

Eksportet e “ushqimeve pijeve dhe duhanit“, që dikur rriteshin me ritme dy shifrore, u zgjeruan me 8.7% për 8 mujorin. Sipas fermerëve, ndikimin kryesor e ka dhënë prodhimi më i pakët i domates dhe kastravecit dhe sëmundjet që u kanë rënë produkteve bujqësore.

Ecuri pozitive shënuan dhe eksportet e “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që u rritën me 21% në 11 miliardë lekë, si rrjedhojë e aktivitetit të kompanive gjermane që prodhojnë me fason kabllo elektrike, si Forschner.

Sipas INSTAT, për 8 mujorin, Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,9 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,03 pikë përqindje.

Ulet deficiti tregtar

Në tetëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 205 mld lekë, duke u rritur me 16,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 416 mld lekë, duke u rritur me 4,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 211 mld lekë, duke u ulur me 5,6 %, krahasuar me vitin 2017. Në këtë tetëmujor importet janë rritur me 4,0 %, krahasuar me tetëmujorin 2017. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve janë: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +0,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,1 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Gusht 2018, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2017, janë: Kosova (44,7 %), Spanja (29,7 %) dhe Gjermania (31,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-6,3 %), Maqedonia (-18,2 %) dhe SHBA-ja (-18,1 %). Gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (4,3 %), Kosova (21,8 %) dhe Spanja (65,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina (-30,5 %), Turqia (-6,1 %) dhe Ukraina (-53,0 %).

Në muajin Gusht 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2017, janë: Italia (0,3 %), Turqia (11,6 %) dhe Maqedonia (29,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina (-1,4 %), Greqia (-11,9 %) dhe Gjermania (-0,8 %). Gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (0,9 %), Greqia (1,5 %) dhe Turqia (3,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Gjermania (-2,0 %), Spanja (-4,3 %) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (-3,6 %)./Monitor

ma.me

Next Post
Veliaj letër për nxënësit e Tiranës: Me dëshirë e vullnet, kaloni çdo sfidë!

Veliaj letër për nxënësit e Tiranës: Me dëshirë e vullnet, kaloni çdo sfidë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In