• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Instalacion/Frutat dhe perimet që ngjasojnë me organet e trupit

by Java News
07/06/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po t’i hedhim një sy formës sonë trupore dhe formës së frutave dhe perimeve do të shohim një ngjashmëri befasuese që provon më së miri shprehjen e mësipërme.Për të mësuar më tepër mbi frutat dhe perimet që ngjasojnë me organet të cilave u bëjnë mirë.Nëse shikon pjesën e brendshme të karotës nga larg do të duket sikur ajo i ngjan syrit.

Sa më shumë t’i afrohesh, aq më shumë do të dallosh tiparet e irisit të syrit dhe bebes së syrit.

Patatja e ëmbël nga ana tjetër ka ngjashmëri të madhe me pankreasin. Xhenxhefili i ngjan stomakut.Por ka edhe shembuj të tjerë të ngjashmërisë së formave të ushqimeve me organet e trupit të njeriut.

 

Arrat ngjajnë me trurin, kumbullat me qelizat

Arrat kanë dy hemisfera, një mburojë si një kafkë dhe nyje plot.Një arrë e zakonshme ngjan jashtëzakonisht me trurin në shumë nivele. Dhe truri i njeriut është ai që përfiton më shumë nga arrat.Ndërsa kumbullat e prera ngjajnë me qelizat dhe ushqyesit që ato përmbajnë, si edhe kaliumi janë krejt të dedikuar tek proceset qelizore.

Këto të fundit janë të vetmet ndër frutat arrore që përmbajnë sasi të mëdha Omega 3 që mbrojnë funksionet e trurit.

Karotat ngjajnë me sytë

Pjesa e brendshme e karotës i ngjan syrit të njeriut deri në perfeksion. Po ta shohësh nga larg mund të dallosh edhe formën komplekse të irisit.

Mos vallë natyra po përpiqet të na thotë diçka? Karotat janë tejet të pasura me beta karoten që luftojnë kataraktin e syrit dhe degjenerimin e shikimit si pasojë e moshës (një simptomë që prek 25% e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare).

Rrushi ngjan me mushkëritë

Degët me rrush të kujtojnë kapilarët dhe flluskat e vogla që gjenden në bronket e që njihen ndryshe si qeset e mushkërive të cilat ndihmojnë kalimin e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.

Rrushi njihet për aftësitë e tij në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive dhe përbërësit që gjenden në farat e rrushit minimizojnë rrezikun e asmës së shkaktuar nga alergjitë.

Domatet ngjajnë me zemrën

Ashtu si zemra e njeriut, edhe domatet janë të kuqe dhe zakonisht përmbajnë katër ndarje.

Domatet janë një burim i pasur i likopenit që parandalon sëmundjet koronare dhe që neutralizon efektet e dëmshme të kolesterolit të keq.Për më tepër, domatet janë të pasura me folat që ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe që përcjellin oksigjenin, të njëjtat qeliza që kalojnë përmes zemrës nëpër të gjithë trupin.

 

Avokadot ngjajnë me organin femëror të riprodhimit

Fruti i avokados ka formën e organit të riprodhimit femëror. Ky frut ka nevojë për nëntë muaj që të çelë e të piqet.Në zemër të tij ka fara çuditërisht të mëdha që përngjasojnë me fetusin në organin e femrës. Avokado është një burim i pasur acid folik.

Studimet kanë treguar që nëse një femër ha një avokado në javë, hormonet e saj janë më të balancuara, mund të humbasë peshën e akumuluar gjatë shtatzanisë dhe parandalojë tumorin e qafës së mitrës.

Fasulet ngjajnë me veshkat

Fasulet shërojnë dhe mbrojnë funksionet e veshkave. Për më tepër ato kanë të njëjtën formë si ky organ.

Selinoja ngjan me kockat

Selinoja trung-gjatë ngjan me kockat dhe padyshim u bën mirë atyre. Selinoja ka aftësi t’u japë kockave shumë forcë.Selinoja është burim i pasur silikoni që është pjesë e strukturës molekulare për të cilën kockat kanë nevojë që të jenë të forta.

Një tjetër rastësi e çuditshme është që kockat kanë 23% sodium dhe selinoja ka po aq.

Nëse ju mungon sodiumi në ushqimin tuaj, atëherë trupi e merr nga kockat duke i dobësuar ato.

Bimë të tilla plotësojnë nevojat e kockave dhe të trupit.

 

Kërpudhat ngjajnë me veshët

Nëse pret një kërpudhë përgjysmë do të shohësh që ka formën e veshit të njeriut.

Konsumimi i kërpudhave përmirëson dëgjimin tregojnë ekspertët. Kërpudhat janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë vitaminë D.

Kjo vitaminë është e rëndësishme për kocka të shëndetshme, edhe për ato më të voglat fare që ndodhen në vesh që shërbejnë për përçimin e tingujve në tru.

Xhenxhefili

– Një copë xhenxhefil ngjan me stomakun dhe një nga vlerat e tij ka të bëjë pikërisht me qetësimin e stomakut.

 

Patatet e ëmbla

– Ato kanë ngjashmëri të madhe me pankreasin. Patatet e ëmbla ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Dokumenti/ LSI kërkesë Ruçit: Përjashto Ramën nga Kuvendi!

Kuvendi në anormalitet, Rama në facebook: Shih e shkruaj, thotë Populli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com