• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Instagram mbyll profilin serb kundër Kosovës në UNESCO

by A R
05/11/2015 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e studentëve serbë në Mitrovicë kanë hapur një profil në Instagram si pjesë e fushatës “Jo anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, por ai shumë shpejt është mbyllur, pasi që imazhet e kishave serbe të djegura dhe të shkatërruara janë karakterizuar si “përmbajtje shqetësuese”.

Nemanja Bishevac, njëri prej studentëve që udhëheq këtë zyrë, ka pranuar se profili i tyre në Instagram është mbyllur me arsyetimin se kanë postuar fotografi me përmbajtje shqetësuese, shkruan gazeta “Blic” transmeton lajmi.net.

“Na është thënë se kemi postuar fotografi me përmbaje shqetësuese, kurse ne kemi postuar vetëm të vërtetën – djegien e kishave dhe manastireve serbe, shenjtorëve, shkatërrimin e monumenteve, varreve dhe kështu me radhë”, ka shtuar Bishevac.

Në kuadër të fushatës “Jo anëtarësimit të Kosovës në UNESCO” të cilën e udhëheq zyra e studentëve në Mitrovicë, raportohet se brenda një jave kanë arritur të mbledhin 130,000 nënshkrime në një peticion online nëpër rrjete sociale.

Sipas Bishevac, qëllimi i tyre është mbledhja e 200,000 nënshkrimeve deri më 9 nëntor, kur edhe pritet të votohet propozimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Jemi duke u munduar që në gjitha rrjete sociale të aktivizojmë njerëzit të nënshkruajnë peticionin tonë”, ka shtuar Bishevac.

Peticioni online, shpërndarja e fotografive dhe video materialeve nëpër rrjete sociale, është vetëm një pjesë e aktiviteteve në kuadër të luftës së studentëve kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, kështu studentët nga kjo zyrë kanë ndërmarrë hapa më konkret, duke vënë kontakte me mediat dhe zyrtarët e delegacioneve të UNESCO-s, ambasadat e tyre në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke u dërguar kështu letra dhe dëshmi në lidhje me kinse vuajtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

Next Post

Diskutimet në Parlament për buxhetin faktik, Topalli: 2014, viti i megaskandaleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In