• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inspektori vlerësues dhe cilësia e shkollave

by Pëllumb Karameta
29/11/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Karameta

Pak ditë më parë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së APU (ASCAP) dhe “Shkolla e Drejtorëve” (CLS) e mbështetur nga “Fondacioni Shqiptar – Amerikan për Zhvillim”, arritën marrëveshjen për të përgatitur vlerësues të institucioneve arsimore. Gjej rastin të ofroj disa ide që mund t’i shërbenin kësaj nisme.

Kuptimi rreth inspektimit

Inspektimi si proces vlerësues shqyrton cilësinë e një shkolle, të një çështjeje ose një praktike, për të nxjerrë në pah shkallën e respektimit të standardeve, të praktikave të mira apo kritereve të tjera. Njëherazi, për të bërë rekomandime për përmirësime apo veprime korrigjuese. Vetë cilësia e shkollave përfaqësohet nga një koncept i ndërlikuar. Përmasat e konceptit shtjellohet nga sigurimi i cilësisë, vlerësimi i cilësisë dhe inspektimi i shkollave. Sepse cilësia e shkollës është shumë më tepër se rezultatet e nxënësve në mësim apo arritjet në provimet kombëtare. Prandaj, nëse duam të vlerësojmë cilësinë e një shkolle apo performancat e drejtuesve / mësuesve dhe t’i ndihmojmë të përparojnë, këqyrim jo vetëm rezultatet e nxënësve, por edhe si organizohet mësimi, si menaxhohen klasat, sa dhe si ndihmohen nxënësit me vështirësi në nxënie. Madje, shkohet më tej: qartësohen rezultatet e pritshme të shkollës; niveli i cilësisë së drejtimit dhe menaxhimit të saj; kujdesi që nxënësit të kenë mjedise mësimore të mira. Krahas kësaj, inspektimi përshkruan dhe informon për tendencat në gjendjen e shkollës dhe historinë e saj, për politikën arsimore dhe ndikimin e pushtetit lokal etj.

Si inspektohen shkollat në Evropë?

Në kontinentin tonë, përgjegjësitë për sa më sipër i plotësojnë inspektoratet kombëtare dhe / ose rajonale të arsimit. Informacioni i hollësishëm për këtë mund të gjendet në linkun: https://www.sici-inspectorates.eu/. Ky është Web-i i “Konferencës së Përhershme Ndërkombëtare të Inspektorateve” (SICI). E themeluar në 1995, organizata tani ka si anëtarë 37 inspektorate. Qëllimi i saj është të ndihmojë përmirësimin e arsimit përmes përsosjes së proceseve inspektuese. Njëherazi, SICI mbështet përmirësimin e inspektorateve dhe kompetencat profesionale të inspektorëve, nxit dhe ndihmon partneritetin dhe bashkëpunimin si dhe merr pjesë aktive në debatin ndërkombëtar për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë në arsim. Të gjitha aktivitetet realizohen bashkërisht ndërmjet SICI-t dhe inspektorateve të veçanta. Veprimtaria më e fundit u zhvillua në 18 -19 Nëntor, në Stokholm. Atje u diskutua rreth sigurimit të brendshëm të cilësisë së inspektorateve. Si prioriteti tematik i vitit 2022 u shpalos tema “Kontributi i inspektimit për barazi dhe përsosmëri”. Në SICI, deri në 1 Nëntor 2021, kur anëtari më i ri i saj u bë Inspektorati spanjoll, nga rajoni ynë kanë aderuar Kosova, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia. Shqipëria nuk është anëtare, fakt ky që kërkon një koment.

Inspektimi i arsimit në Shqipëri

Inspektimi është po aq i vjetër sa ekzistenca njerëzore. Por në vendin tonë zanafilla e tij gjendet në dekadën e dytë të shekullit XX. Në Ligjin Organik të arsimit (1928) përcaktohej: “inspektimi i të gjitha shkollave, sipas shkallës, bëhet nga inspektorët përkatës, gjë që u mbajt parasysh dhe më pas”. Në nenin 123 shkruhej: “Kontrollimi dhe inspektimi i shkollave fillore, internateve fillore të shtetit, ashtu edhe i të gjithë institucioneve private të kësaj kategorie, u ngarkohen inspektorëve të arsimit fillor.” I kushtëzuar nga gjendja dhe nevojat, inspektimi i shkollave në kohën e mbretërisë nuk arrit të krijonte një fizionomi, të themi, profesionale.

Inspektimi organizohet mirë pas vitit 1969, me ligjin dhe vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave “Mbi sistemin e ri arsimor”. Procesi realizohej, në nivel qendror nga Drejtoritë e Ministrisë së Arsimit; në nivel lokal nga seksioni i arsimit i Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Procesi rregullohej me një rregullore të përgjithshme që theksonte vlerësimin e shkollave dhe mësuesve për formimin ideologjik dhe ateist të nxënësve. Shteti u kujdes që, gjatë viteve ’80-të, brenda një viti shkollor, të inspektoheshin të gjitha shkollat e çdo Rrethit. Ekipi inspektues, në të cilin 1 inspektor funksionar drejtonte 4-5 anëtarë (drejtorë ose mësues), gjatë 2-3 ditëve, inspektonte dhe raportonte për gjendjen dhe masat për përmirësim.

Gjatë viteve ’90, inspektimi vijoi të realizohej për inerci, nga ministria e Arsimit dhe zyrat arsimore. Në këtë aspekt, risitë fillojnë të shfaqen pas vitit 2000. Ministria e Arsimit organizoi në strukturën e saj Drejtorinë e Inspektimit që kontrollonte zyrat arsimore dhe mostra shkollash publike dhe private, në mbarë vendin. Në nivelin lokal, Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) ushtronin kontrolle dhe bënin vlerësime në shkollat e juridiksionit. Deri në vitin 2010, në organikat e tyre përfshihej seksioni i inspektimit. Për të trajnuar inspektorët, u përgatitën dokumente rregullatorë dhe profesionale në formën e manualeve dhe të udhëzimeve për procese apo elemente specifike.

Në vitin 2010, Drejtoria e Inspektimit zëvendësohet nga Inspektorati Kombëtar të Arsimit Parauniversitar (IKAP), me seli jashtë ministrisë. Një ekip prej rreth 20 inspektorësh kontrollonin shkollat e arsimit parauniversitar në mbarë vendin. Autoritetit arsimor vendor iu delegua vetëm funksioni i monitorimit të shkollave. Pa kaluar 4 vite, IKAP-i ristrukturohet sërish për t’u quajtur Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA). Ky i fundit, inspektonte jo vetëm shkollat në mbarë vendin, por edhe universitetet, me vetëm 22 inspektorë. Ky “rregullim” strukturor bëri që inspektimi dhe vlerësimi i shkollave të zbehej.

Kjo gjendje çoi në një riorganizim të ri. Aktualisht, sipas dokumentit të “Strategjia Kombëtare e Arsimit 2021-2026”, në nivelin qendror, sigurimi dhe vlerësimi i  cilësisë arsimore janë përgjegjësi të ndara të ASCAP-it dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP). I pari siguron treguesit, paketën e plotë të vlerësimit të shkollës, vlerësimin e bazuar te risku i ofruesve të arsimit dhe trajnon vlerësuesit. E dyta kryhen vlerësimin e jashtëm dhe inspektimin e shkollave nëpërmjet njësive të veta rajonale dhe ofron mbështetje për shkollat, në bazë të gjetjeve të vlerësimit të jashtëm. “Megjithatë – sipas Strategjisë – numri i vlerësimeve të jashtme të shkollës ka qenë mjaft i vogël, si pasojë e numrit të vogël të inspektorëve, gjendje kjo që vijon dhe tani kur inspektimi bëhet nga DRAP-të. Edhe në ato raste kur janë dhënë rekomandime për përmirësim nga ana e inspektorëve, nga shkollat nuk është kërkuar të zhvillojnë plane veprimi për trajtimin e tyre”. Ky është dhe konteksti në të cilin u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit e ASCAP-it me CLS-në.

Rruga përpara

Fillimisht, mendoj se do duhen qartësuar karakteristikat e tri proceseve: a) sigurimi i cilësisë; b) vlerësimi  cilësisë; c) inspektimi i shkollave. Nga ky qartësim, do mund të saktësohet shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë institucionet respektive. Këndej, mund të kuptohet, pse jo, nevoja dhe vlera e krijimit të inspektoratit arsimor kombëtar.

Unë vlerësoj përgatitjen dhe trajnimin në vijimësi të inspektorëve vlerësues, sikundër e parasheh marrëveshja. Sepse, te ne, ata që rekrutohen në institucionet e administrimit dhe të menaxhimit të arsimit, përgjithësisht, kanë formim pedagogjik. I nevojshëm ky, por nuk mjafton. Duhet plotësuar si në çdo vend evropian me një program që u krijon pjesëmarrësve kushte dhe ofron mundësi për të ndërtuar kompetencat profesionale për inspektim / vlerësim. Marrëveshja do duhet të krijojë fillimisht ekipin e ekspertëve që përgatitin programet trajnuese. Së pari, trajnimin fillestar dhe certifikimin e vlerësuesve dhe, në vijimësi kualifikimin periodik të inspektorëve funksionarë dhe / ose të personave që mund të aktivizohen si vlerësues me kohë të pjesshme.

Urgjencën e jetësimit të marrëveshjes e kushtëzon nevoja për vlerësimin e 1765 shkolla: 1525 publike dhe 240 private. Për të krijuar një ide për numrin e nevojshëm të vlerësuesve, po i referohem Bashkisë së Tiranës. Sot, në territorin e saj funksionojnë 201 shkolla (140 publike dhe 61 private). Nëse pranojmë që çdo shkollë inspektohet 1 herë në 2 vite, për 8 muaj të vitit shkollor duhen vizituar 100 shkolla, ose rreth 12 shkolla në çdo muaj. Pra, nevojiten 12 ekipe me 1 përgjegjës dhe 4-5 vlerësues. Gjatë 1 muaji, duhen aktivizuar jo më pak se 12 inspektorë funksionarë si përgjegjës ekipesh dhe 50 vlerësues, gjithsej 62 persona, të cilët mund të jenë drejtues shkollash apo mësues, të trajnuar dhe certifikuar nga programi i ofruar nga marrëveshja mes CLS-së dhe ASCAP-it. Projeksioni në shkallë vendi tregon se numri i vlerësuesve, funksionarë (specialistë të drejtorive dhe zyrave arsimore) apo me kohë të pjesshme (drejtorë ose mësues) që duhen trajnuar dhe certifikuar, luhatet në shifrat 240-250.

Ne vërtet nuk mund t’i parashikojmë të gjitha, por, duke u përshtatur me disa nga tendencat që po jetësohen në botën, ne mund t’i trajnojmë dhe formojmë inspektorët vlerësues. Ata kanë nevojë të ndihmohen të zhvillojnë dhe zbatojnë kompetencat që u mundësojnë veprime etike dhe të përgjegjshme.

Next Post
Shkodër/ Plagoset pranë shtëpisë së tij, ish-kryetari i komunës së Velipojës

Shkodër/ Plagoset pranë shtëpisë së tij, ish-kryetari i komunës së Velipojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In