Inspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari bën me dije se edhe në Vlorë ka filluar kryerja e inspektimeve online, me dokumenta standarde, çeklista dhe autorizime.
Siç njofton Z. Hajdari, i pranishëm ishte Kryetari i Bashkisë Dritan Leli si dhe trupa e inspektorëve vendorë.
“Synimi është i qartë: të ulim barrën dhe numrin e inspektimeve ndaj biznesit të ndershëm, procesi i inspektimit të mos synojë gjobitjen e tyre, por këshillimin, vetëkorrigjimin, formalizimin e standardizimin e tyre”, pohon Inspektori i Përgjithshëm.
g.kosovari