• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ing. Meçe: Meta e shkeli rëndë Kushtetutën, duhet të jepte dorëheqjen. Por kjo është punë burrërie!

by Java News
18/05/2021 23:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inxhinieri Arben Meçe ishte sot i ftuar në emisionin Shqip në DritareTv. Meçe foli për nismën e Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Për Meçen ky është vendim i drejtë, pasi sipas tij Meta ka kryer dy shkelje të rënda kushtetuese, njëra u bë palë më 25 prill dhe e dyta cenoi marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Meçe u shpreh se fakti që Meta nuk dha dorëheqje edhe pse e premtoi, nuk është punë mungese kuraje, por burrërie dhe personaliteti.

Ia vlen te theksojme se Arben Meçe si pedagog dhe Ilir Meta si student, ne vitin 1990 kane qene me grupin e studenteve ne takim me Ramiz Aline, pas te cilit u shpall pluralizmi politik!

Arben Meçe: Presidenti i Republikës së Shqipërisë si në themel shpeshherë themi se ligji lexohet germë për germë por edhe në parim, në frymë.

Fryma e zgjedhjes së presidentit është një dhe e vetme. Dhe ajo që karakterizon në Kushtetutë presidentin është figura e unitetit të popullit. Ai nuk mund të bëhet palë në asnjë rast.

Në momentin kur ai bëhet palë prek frymën e një institucioni që quhet Kushtetutë. Që nga ky moment shkelja e frymës quhet shkelje ligjore. E them me bindje të plotë se, praktikisht nuk jam përfaqësuar nga ky president në kuadër të frymës.

Kur them unë, nuk nënkuptoj veten tim, por mbi 50% të shqiptarëve që votuan më 25 prill, të cilët mbajtën një qëndrim pro PS-së.

Gjithë ky 50% nuk është përfaqësuar nga presidenti i Republikës, sepse presidenti doli palë, duke cenuar parimin kushtetues mbi të cilin u zgjodh. Parlamenti zgjedh presidentin, por ka dhe një dispozitë në bazë të Kushtetutës, i cili ka të drejtën ligjore për të shkarkuar atë. Dhe neni 90 parashikon shkarkimin e presidentit. Pra nisma e Parlamentit për shkarkimin e Metës është tërësisht ligjore, kushtetuese.

Presidenti shkarkohet për dy raste, shkelje të rëndë të Kushtetues dhe kryerje të një krimi të rëndë. Të dyja këto raste gjykohen nga Parlamenti me një vendimmarrje nëpërmjet Komisionit Hetimor, i cili jodomosdoshmërish është juridik. Juristët janë juridikë, por Parlamenti është institucion politik.

Prandaj ligjvënësi ka parashikuar që nëse Parlamenti bën gabim juridik, që është normale ta bëjë, sepse ka prirje politike, vetë Kushtetuta ngarkon që analizë juridike të një vendimmarrje politike që Parlamenti ia kalon Gjykatës Kushtetuese.

E gjithë sipërmarrja e Parlamentit është vendim politik. Unë besoj se nga ky vendim politik do të dalë dhe një vendimmarrje për shkarkimin e presidentit.

Për mua plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për t’u shkarkuar sepse ka shumë elementë të shkeljes së Kushtetutës nga ana e presidentit sot. Unë thashë një shkelje, por ka dhe të tjera.

Cenimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë strategjikë është e dyta shkelje. Pra për mua Meta duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe t’i hapte rrugë procesit.

Për mua kjo nuk është punë kuraje, por burrërie dhe personaliteti. Nuk e di kë ka këshilltar ligjor Meta, por nuk ka asnjëlloj aleance që ta mbështesë në këtë sipërmarrje.

Next Post
“Po peshqit e mëdhenj, s’kemi emra”/ Yuri Kim ia përplas Fevziut: Po përsërisni diçka të rreme! SPAK hetoi trafikun e drogës të lidhur me median, ju s’flisni për të dhe pretendoni se s’ndodh asgjë

“Po peshqit e mëdhenj, s’kemi emra”/ Yuri Kim ia përplas Fevziut: Po përsërisni diçka të rreme! SPAK hetoi trafikun e drogës të lidhur me median, ju s'flisni për të dhe pretendoni se s’ndodh asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In