Informaliteti, Rama takim në Vlorë me drejtuesit e tatimeve
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot paradite në një takim me dyer të mbyllura me Administratën Tatimore në Vlorë, ku pjesë e takimit ka qenë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj.
Në takim është diskutuar për operacionin kundër informalitetit, ku janë dhënë dhe specifikat nga kryeministri Rama dhe Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj si dhe prioritetet.
Pas takimit kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga Briseida Shehaj dhe Drejtoresha Rajonale e Tatimeve Vlorë, Pranvera Resulaj, ka zhvilluar një vizitë në një supermarket të qytetit.
Drejtoresha e Tatimeve Vlorë, Pranvera Resulaj, tha për mediat se aktualisht në terren janë 44 grupe pune, në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Resulaj shtoi se, Vlora ka probleme dhe kjo vizitë e kryeministrit dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dëshmon mbështetjen e madhe që ky aksion ka nga strukturat e qeverisë në mbrojtje të biznesit taksapagues dhe konsumatorit.









