Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga ku ka deklaruar se operacioni kundër informalitetit në ekonomi do të prekë edhe tregun e baranave.
Konfirmimi ka ardhur nga ministri, ndërsa ai garantoi mbështetjen për luftën ndaj paligjshmërisë. “Luftë informalitetit edhe në tregun e barnave. Qytetarët të marrin kuponin tatimor. Barnat në informalitet rrezikojnë pacientët” – tha Beqaj.
Ministri theksoi se veprimtaria e pandershme dëmton konkurrencën, ndërsa theksoi vendosmërinë e qeverisë për luftën ndaj informalitetit edhe në sistemin shëndetësor.









