• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona”/ Dëshmia: Autori zbriti nga makina dhe qëlloi..

by Os De
11/11/2025 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona. 

“Ka pasur persona brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Por, informacioni i parë ka ardhur nga Barcelona. Dyshohet që Gilmando Dani, një personazh shumë i njohur i botës së krimit, është ndjekur edhe në Barcelonë nga persona të tjerë, të cilët kanë informuar më pas në Shqipëri”, tha Çelmeta. 

“Atentati ka ndodhur pothuajse brenda aeroportit të Rinasit dhe pranë komisariatit të Rinasit. Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë dhe punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri, kanë udhëtuar nga aeroporti i Barcelonës drejt Tiranës. Në 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës dhe automjetin e kishin parkuar në aeroportin e Rinasit. Edhe autorët e dyshuar mendohet se kanë lëvizur me dy automjete. Ka pasur edhe persona të tjerë brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Ndërsa 3 persona kanë qenë në mjetin Toyota me targa greke. Edhe ata kanë qenë pranë parkimit të aeroportit, aty ku siguria duhet të jetë e lartë. Kanë marrë mjetin në aeroport dhe kur janë afruar në rrethrrotullim, mjeti i autorëve ka shkuar paralel dhe ka qëlluar në lëvizje”, shtoi gazetari Igli Çelmeta. 

Më tej, Çelmeta tregoi dinamikën e atentatit: “Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina, mbush pistoletën, hap derën e pasagjerit dhe qëllon nga shumë afër Gilmando Danin. Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar. Më pas, futet në Toyota dhe të tre personat largohen. Në fshatin Halil kanë djegur makinën dhe janë pritur nga persona të tjerë dhe kanë ikur në drejtim të paditur. 

Next Post
“Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje”, Trump: Shkatërruese!

“Heqja e tarifave i kushton SHBA-së 3 trilionë dollarë humbje”, Trump: Shkatërruese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In