Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, doli pozitiv për koronavirusin, pas kryerjes së testit.
“Gjendja shëndetësore e kryetarit tonë, trajtimi i të cilit po përparon në një spital, është e mirë, ” tha një zëdhënës i kryetarit të qytetit në Twitter.
Infektimi i Imamoğlu vjen ndërsa Stambolli përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit në qytet, shkrua Daily Sabah.
![]()
Të premten, Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se qyteti më i madh i Turqisë regjistroi 40% të rasteve të infeksioneve me koronavirus në vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i pacientëve të infektuar me koronavirus është 355,528.
Qeveria turke përdor termin “pacient” për të bërë dallimin midis rasteve simptomatike dhe asimptomatike. Këto të fundit nuk përfshihen në të dhënat zyrtare.
g.kosovari











