Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, rezulton të jetë infektuar me Covid-19.
Lajmi konfirmohet nga mediat vendase të cilat shkruajnë se Veliu është në gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Po të njëjtat burime thonë se kryepolici po mjekohet në kushtet e shtëpisë.
Veliu mësohet se ka shfaqur fillimisht simptoma të lehta. Për shkak të mungesës së tij në detyrë është komanduar në krye të Policisë, Albert Dervishi.
/a.r