• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ironizon Kryemadhin: Nëse ambicia është që të bëhet brigadier, kemi vende. Rama: Larg qoftë t’i marrim ata

by Java News
20/11/2020 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lanabregas ku i ka dhënë sot çelësin e banesës familjes Behari, të cilët ishin ndër të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa inspektoi nga afër banesën, kreu i qeverisë nuk nguroi që t’i jepte këshilla djalit të vogël të familjes Behari.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar Monika Kryemadhin, e cila deklaroi se shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohej në Paskuqan, pa e ditur se është në Bashki tjetër. Nga Dajti ku bashkë me kryeministrin inspektoi banesat e reja që janë rindërtuar, kryebashkiaku Veliaj theksoi se tek “Sami Frashëri” janë hedhur të gjithë pilotat dhe tani është gati të nisin dhe themelet për shkollën e re që do të ndërtohet po aty ku ka qenë e vjetra dhe dy herë më e madhe.

Pjesë nga bashkëbisedimi:
Rama:
 Merri çelësat
Qan e zonja e shtëpisë
Rama: Më mirë lot gëzimi. Hapi rrugën mamasë (i drejtohet djalit të shtëpisë). Si je me mësimet? Çfarë notash merr?

Djali: me 7, me 8.
Rama: Me 7 dhe 8?! Baba e mama e meritojnë shtëpinë falas, kurse ti çdo tullë duhet ta meritosh dhe të marrësh nota të mira. Kjo është ajo që duhet të shlyesh. Ulu aty dhe mblidhe mendjen mirë tani se nuk të mungon asgjë tani.
Veliaj: Kryetar, ne sa mbaruam pilotat tek Sami Frashëri. Fillojmë me themelet. Është bërë gjithë pilotimi i zonës. Janë mërzitur pak ata të Paskuqanit se ishin prehur që të shkonte shkolla atje. (Qesh)
Qesh dhe Rama
Veliaj: Na u desh që të sqaronim që ishte pjesë e asaj tollovisë që ndodhi.
Rama: Pse menduan vërtetë që shkolla do të shkonte në Paskuqan?
Veliaj: Kryetar ne sa mbaruam të gjithë pilotat tek “Sami Frashëri”, kështu që tani fillojmë me themelet. Është bërë gjithë pilotimi i zonës. Janë mërzitur çik ata në Paskuqan se ishin mprehur se do t’u shkonte shkolla atje. Kështu që u desh të sqaronim se ishte pjesë e asaj tollovisë që ndodh çdo javë. Ne patëm nga prindërit e “Sami Frashërit” një peticion që të mos shkojë shkolla në Paskuqan. Mund të them që një politikan thotë një idiotësi dhe merr në qafë një komunitet të tërë. Tani mbaruar pilotat, dhe me mbarimin e pilotave mbaroi edhe ajo varja te kangjellat e “Samiut” nga politikanët që t’i lënë të punojnë brigadierët. Dhe atë u them, në qoftë se ambicia është që të bëhet brigadier bashkie, ne kemi vend për punë, për këta deputetët. Fjala vjen kemi vend për inspektorë.
Rama: Larg qoftë. Larg qoftë t’i marrim ata brigadier.

g.kosovari

Next Post
Akuzat e Bashës për vdekjet Covid, debati evropian tregon kaosin e diagnozave

Akuzat e Bashës për vdekjet Covid, debati evropian tregon kaosin e diagnozave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In