• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Indeksi i lirisë ekonomike i Fraser, Shqipëria përmirësohet me 20 vende

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është përmirësuar me 20 vende në indeksin e lirisë ekonomike, sipas raportit “Liria Ekonomike në Botë 2016” publikuar nga Instituti Fraser pak ditë më parë dhe që analizon të dhënat e vitit 2014 për 159 vende.

Shqipëria renditet në vendin e 42, nga pozicioni i 62, që ishte në raportin e mëparshëm, duke marrë 7.4 pikë nga 10 pikë të mundshme. Në këtë indeks përfshihen pesë kategori në shqyrtim si Madhësia e Qeverisë, Struktura Ligjore ku përfshihet sistemi i drejtësisë dhe mbrojtja e së drejtës mbi pronën, paratë e pastra, lehtësia e tregtisë ndërkombëtare dhe legjislacioni.

Treguesit me përmirësim më të madh ishin lehtësia në tregtinë ndërkombëtare, ku Shqipëria është përmirësuar me 35 vende dhe legjislacioni, ku vendi ynë është ngjitur me 48 vende. Ecurinë më negative e ka pasur në treguesin e madhësisë së qeverisë, ku vendi është përkeqësuar me 20 pozicione, raporton Monitor.

Për kategorinë e madhësisë së qeverisë përkeqësimi ka ardhur nga nënkategoria mbi diferencat në normat e taksimit, ku ka rënë treguesi mbi diferencën në normën e taksimit mbi të ardhurat dhe tatimi mbi pagat(4 pikë nga 7 pikë që ka qenë një vit më parë), si rrjedhojë e kalimit në vitin 2014 në tatimin progresiv dhe rritjen e tatim fitimit nga 10 në 15%.

Kategoria e legjislacionit, ku përfshihet rregullimi i tregut të punës dhe i biznesit është ndikuar në rritje në renditje nga përmirësimi i legjislacionit mbi punësimin dhe heqjen nga puna të punonjësve, si dhe të marrëveshjeve kolektive.

Kategoria e Lirisë së Tregtisë Ndërkombëtarë është përmirësuar(8.07 nga 7.54 që ka qenë një vit më parë) nga ulja e barrierave të tregtisë ndërkombëtare, ndërsa tarifat doganore kanë mbetur konstante.

Shqipëria treguesit më të dobët i ka në kategorinë e sistemit ligjor dhe të të drejtave mbi pronën (renditet e 107 në botë), ku përmblidhen pavarësia e gjyqësorit, integriteti i sistemit ligjor dhe paanshmëria e gjykatave. Ky tregues është përmirësuar lehtë duke shënuar 4.8 pikë nga 4.6 të një viti më parë.

Treguesi më pozitiv në renditje është ai i parasë së shëndetshme, në vendin e 19 në botë, ndonëse në përkeqësim me 7 vende në raport me vitin e mëparshëm. Vende të tjera të rajonit që kanë përmirësuar Indeksin e Lirisë Ekonomike janë Rumania dhe Mali i Zi, ku renditen përkatësisht 22a nga 24 që ishte një vit më parë dhe e 59a nga 70a. Ndërsa vendet e tjera kanë pasur një renditje më të ulët krahasuar me një vit më parë.

ma.me

Next Post
Kapshticë, laçjani kapet me 1 kilogram kanabis

(VIDEO) Droga 7 mln euro, ndjekja e rrezikshme e gomones që ishte nisur nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In