• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Indeksi i Shëndetit Konsumator: Shqipëria, me shërbimin shëndetësor më të keq në Europë

by Java News
26/02/2019 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018 të matur nga instituti suedez, Health Consumer Powerhouese. Në krahasim me publikimin e vitit tëmëparshëm, Shqipëria ështëpërkeqësuar me tre vende, duke zbritur e fundit.Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishinRumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmëstafetën e ka marrë vendi ynë.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.

Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shpjegimi i ministrisë shqiptare të shëndetësisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera tëBallkanit kanë bërë përpara në drejtim tëpërmirësimit të shëndetit konsumator. Serbiavijon tëngjitet në renditje, duke zënë vendin e18-të si rrjedhojë e përmirësimit të situatës me kohën e pritjes dhe për shkak tëinvestimeve tëndjeshme në skanera dhe zbatimit të recetave elektronike.

Edhe Mali i Zi ka përmirësuar renditje, duke u ngjitur në vend të 23,duke pasur si arritjen mëtë ndjeshme uljen e vdekjeve të foshnjave nëlindje.

Indeksi përbëhet nga 6 nën-disiplina: të drejtat e pacientit dhe informacioni; aksesi (koha e pritjes për trajtimin); rezultati; lloji dhe aksesi nëshërbime; parandalimi; produktet farmaceutike.

Sipas raportit, Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë nëtreguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit (67 pikë), parandalimit, me71 pikë, produkteve farmaceutike me 33pikë,llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Më mirëShqipëria paraqitet në kohën e pritjes për trajtimin.Në total, Shqipëria merr 544 pikë.

Sipas grafikëve të paraqitur në raport, Shqipëria ka dhe shpenzimet më të ulëta për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura sipas barazisësë fuqisë blerëse. Një tjetër tregues ku jemi tëfundit ështënumri i doktorëve për 100 mijëbanorë. Pacientët shqiptarë nuk kanëas akses tek të dhënat e tyre mjekësore dhe as nuk ndërveprojnë me mjekun përmes telefonit ose internetit, por paraqiten fizikisht pranëqendrës më të afërt.

Vendi ynë është i parafundit në Europë edhe për aksesin në trajtimin ndaj kancerit, duke lënëpas vetëm Hungarinë, ndërsa sa i përket kohës së pritjes së skanerit ka një renditjen pozitive, në zonën e gjelbër.

Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë tëvdekshmërisë foshnjore nëEuropë, me 12 vdekje për 1,000 lindje.

Vendi është i treti në Europë për nga niveli i ulët i mbijetesës nga kanceri, së bashku me Poloninë dhe Rumaninë, me njënormëmbijetese midis 40-50%, nga gati 70% qëe ka Zvicra, shteti me normë më të lartëmbijetese.

Shqipëria renditet e dyta në Europë dhe për normën e lartë tëvetëvrasjeve, me 0.05 për 100 mijë banorë, pas Qipros. Jemi tëfundit nëEuropë dhe transplantet e veshkave si dhe për kujdesin shëndetësor për të moshuarit mbi 65vjeç (nuk ka shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe as shtretër për ta).

Për vdekjet nga aksidentet renditemi të dytët nëEuropë, pas Rumanisë.

Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku

renditet e dyta pas Hungarisë. Edhepër nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më tëulëtin në Europë.

Zvicra kryeson Europën

Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europëtashmë e ka Zvicra,duke ia kaluar Holandës.Zvicra ka një sistem shëndetësor pothuajse tëpërkthyer për shkak të investimeve të mëdha nëkëtë fushë. Nëvend të dytë është Holanda, e ndjekur nga Norvegjia, e cila ka dhe shpenzimet më të larta për frymë për kujdesin shëndetësor.Dhjetëshja vazhdohet nga Danimarka, Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Suedia, Austria, Islanda.

Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende.

Next Post
Britania nuk gjen qetësi, laburistët kërkojnë një referendum tjetër për Brexit-in

Britania nuk gjen qetësi, laburistët kërkojnë një referendum tjetër për Brexit-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

September 17, 2026
Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com