• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Incidenti në QSUT, ISHMT: Është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit, por jo regjistrimi

by A R
17/05/2022 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në QSUT, ku si pasojë e një problemi në funksionimin e ashensorit janë plagosur dy persona, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me strukturat e tjera ligj zbatuese, është angazhuar maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes, përcaktimin e shkaqeve dhe marrjen e masave me qëllim mos përsëritjen e ngjarjeve të tilla, të cilat cënojnë sigurinë e qytetarëve.

Paraprakisht dëshirojmë të informojmë se, në bazë të inspektimit të kryer nga ISHMT, rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar.

Në bazë të ligjit, Personi Përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së.

Kontrollet për sigurinë e ashensorëve kanë qenë një ndër prioritetet e veprimtarisë së Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut, ku vetëm për vitin 2021 janë kryer 336 inspektime, ndërkohë që numri i ashensorëve të regjistruar pranë ISHMT është 1429.

Gjithashtu, ISHMT ka informuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha grupet e interesit mbi detyrimet ligjore që duhet të përmbushen lidhur me sigurinë e ashensorëve.

ISHMT iu bën thirrje të gjithë personave përgjegjës të kryejnë procedurën e regjistrimit të ashensorëve pranë këtij institucioni, ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë, por edhe ashensorët që janë në përdorim, në mënyrë që të garantohet që ashensorët në përdorim për të tretët apo publikun e gjerë të jetë në përputhje me kërkesat e sigurisë së produktit/instalimit të vënë në shërbim gjatë gjithë periudhës së tij të përdorimit.

/a.r

Next Post
Humbi jetën bashkë me kolegun/ Ky është i riu që vdiq pasi u mbulua me zhavorr nga rënia e kamionit në “Bypass-in” e Vlorës

Humbi jetën bashkë me kolegun/ Ky është i riu që vdiq pasi u mbulua me zhavorr nga rënia e kamionit në “Bypass-in” e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

September 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

September 24, 2026
CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

September 24, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com