Policia e Lezhës ka sqaruar incidentin e ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, ku është plagosur një person.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shebimet policore ku kanë marrë kontakt me shtetasin e dëmtuar G.P, 36 vjeç, banues në lagjen “Beslidhja”, Lezhë, i cili është transportuar për në spitalin Lezhë, ku merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para rezulton se, ky shtetas është dëmtuar në kokë me mjete të forta pas një konflikti të çastit, larg ambjenteve zgjedhore dhe nuk ka lidhje me proçesin zgjedhorë.