• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Incidenti në Elbasan me audin e blinduar, Krimet e Rënda tërhiqen, dosja i shkon prokurorisë lokale

by Java News
08/12/2017 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për incidentin e famshëm te tregu agroushqimor në Elbasan, ku më 18 shtator të këtij viti, një “Audi” i blinduar përplasi mjetin e ish-zv.drejtorit të Policisë së Qarkut, Gjergji Oshafi.

Prokurori Behar Dibra ka vendosur ditën e enjte që ta kalojë çështjen në Prokurorinë e Elbasanit, pasi edhe akuzat e mbetura tashmë për të akuzuarit nuk përfshijnë “vrasjen në tentativë të funksionarit të Policisë”.

Për incidentin në fjalë janë arrestuar katër persona, ku tre prej tyre janë në burg, ndërsa i katërti është në arrest shtëpiak. Bëhet fjalë për Klement Xhaferrin, Ledio Zabelin, Valmir Dedën dhe Enea Bekteshin. Rasti në fjalë fillimisht u hetua nga Prokuroria e Elbasanit, e cila më pas e transferoi dosjen në Tiranë për shkak se hetimi u zgjerua edhe në disa grupe të dyshuara kriminale.

Mirëpo gjithçka u “shfry” pas dy muajsh hetime të Krimeve të Rënda dhe dosja do të kthehet mbrapsht në Elbasan. Fillimisht u mendua për një përplasje mes dy fiseve, Çapja dhe Çela, por tashmë katër të akuzuarit do të përballen me akuzën e “mosbindjes së urdhrit të Policisë”.

PËRPLASJA

Gjithçka nisi më 18 shtator, rreth orës 20:00, në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit, para tregut agroushqimor. Efektivët e Policisë, së bashku me ish-zv.drejtorin Gjergji Oshafi, kishin ndaluar mjetin tip “Range Rover”, në të cilin po udhëtonin Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli. Efektivët kishin parë një radio të dyshimtë në automjet dhe ndaluan dy personat e dyshuar, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë.

Mjeti ishte në pronë- si të biznesmenit Petrit Çela. Në momentin që do të bëhej shoqërimi i dy personave, në vendngjarje ka ardhur një automjet tip “Audi” i blinduar, që dyshohet se drejtohej nga Enea Bekteshi.

Mjeti ka kaluar pranë mjetit të ishzv.drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi, dhe e ka përplasur këtë të fundit duke u larguar drejt tregut agroushqimor. Gjatë këtij momenti ka pasur edhe të shtëna me armë nga ana e efektivëve drejt “Audi”- t të blinduar. Policët i kanë dhënë urdhër rojës së tregut, Valmir Dedës, që të hapë portën e tregut, por ai u ka thënë se nuk e kishte pultin.

Pas disa minutash, dera është hapur dhe policët kanë hyrë brenda në treg, duke arrestuar edhe rojën e tij. Ata kanë gjetur “Audi”-n e blinduar, i cili rezultoi se ishte në pronësi po të biznesmenit Petrit Çela. Fillimisht, efektivët e Policisë kanë thënë në dëshmitë e tyre se mjeti erdhi me shpejtësi drejt tyre dhe u rrezikoi jetën. Por kamerat e sigurisë të publikuara disa ditë më pas, tregonin një panoramë tjetër.

Mjeti tip “Audi” po lëvizte ngadalë dhe atij iu pre rruga nga mjeti i ish-zv.drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi. Si drejtues i mjetit tip “Audi” u arrestua Enea Bekteshi, i cili tha para Prokurorisë se ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur ndodhi ngjarja dhe se u tremb nga të shtënat e efektivëve të Policisë.

Ai tregoi se donte vetëm të hynte në treg dhe nuk kishte si qëllim të godiste Policinë. Madje, ai hodhi edhe akuza ndaj bluve, duke pretenduar se mund të kishte vdekur nga të shtënat e tyre, në rast se mjeti nuk do të ishte i blinduar. Për rastin në fjalë, ministri Xhafaj shkriu të gjithë drejtorinë e Policisë së Elbasanit, duke larguar edhe Gjergji Oshafin dhe duke vendosur në krye të saj Altin Qaton.

Duket se tashmë kjo çështje është shfryrë dhe se i mbetet Prokurorisë së Elbasanit të vendosë për akuzat ndaj katër të rinjve që janë nën masa sigurie. Një javë më parë, ata kishin depozituar kërkesë për ndryshim mase sigurie, por në mënyrë të habitshme u tërhoqën disa çaste para se seancat të mbaheshin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. PANORAMA

ma.me

Next Post
De Biasi: Shqipëri – Serbi nuk duhet të ishin në të njëjtin grup

De Biasi: Jam në kontakt me Australinë, por nëse bie telefon nga Italia....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In