Ndërsa Viti i Ri 2024 trokiti në Tiranë, nuk munguan as incidentet, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha për mediat se deri më tani raportohet për dy të lënduar.
“Nga raportimet që kemi ka dy të lënduar në Tiranë, bëhet fjalë për një fëmijë që vjen nga rruga e Dibrës dhe një 40-vjeçar. Të dy janë jasht rrezikut për jetën. Në rang vendi, nga raportimet e deritanishme nuk ka të lënduar të tjerë. Policia do vazhdojë të jetë vigjilente sidomos në sektorin e policisë së qarkullimit rrugor”,-tha drejtori i policisë së Tiranës.