• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Incident në Sarandë me grekët? Mbrojtja e mohon

by Java News
15/01/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident detar ka ndodhur sot në detin Jon, ndërsa News24 raporton= se një anije shqiptare është ndaluar nga forcat greke.

Bëhet fjalë për peshkarexhën shqiptare ‘Mario 1’ e bllokuar nga efektivët grekë pas kërcënimeve.

Mësohet se shkak janë bërë pretendimet e palës fqinje për shkelje të ujërave territoriale.

Nderkohe, Ministria e Mbrojtjes nje ore pas transmetimit te lajmit ka mohuar te kete pasur nje konflikt te tille me palen greke.

Ja njoftimi i MM:

Sot rreth orës 10.45, anija P-117, e cila po kryente patrullimin në rajonin e Gjiut të Limonit, Sarandë, njoftoi sallën operacionale se kishte marrë thirrje nga peshkarexha “Mario-1”. Peshkarexha në fjalë pasi jepte kordinatat theksonte se një mjet i Rojes Bregdetare Greke e ka lajmëruar që ishte duke peshkuar në ujrat greke.

Nisur nga kjo situatë, anija P-117 është urdhëruar të nisej menjëherë për në vendngjarje dhe ka mbërritur aty në orën 10.55. Në këtë orë anija e Rojes Bregdetare Greke ishte rreth 4 kabël nga peshkatorja dhe që lëvizte me kurs për në jug-perëndim drejt Korfuzit.

Përsa më sipër, shtabi i Forcës Detare mori masa për menaxhimin e situatës dhe evidentimin e të dhënave të mara si nga personeli i shërbimit, ashtu dhe nga peshkatorja ‘’MARIO-1’’. Nga shqyrtimi i situatës dhe të dhënave të marra rezultoi se anija peshkatore ‘’MARIO-1’’ ndodhej në vijën fundore të kufirit, në ujërat territoriale shqiptare duke kryer aktivitet peshkimi. Po mbi bazën e këtyre të dhënave u konkludua gjithashtu se anija e Rojes Bregdetare Greke nuk ka qënë në kufijtë e ujërave trritoriale shqiptare.

Gjatë kryerjes së këtij operacioni Roja Bregdetare ka bashkëpunuar dhe me Policinë Kufitrare, si dhe me oficerin civil të turnit të Inspektoriatit të Peshkimit në QNOD.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe Policia Kufitare e Vlorës, e cila raporton se ishte sinjalizuar nga autoritetet greke se anija me flamur shqiptar po i afrohej kufirit të shtetit fqinj. Policia sqaron me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, u shoqërua dhe i’u tërhoqu vëmendja kapitenit të anijes së peshkimit.

Ja reagimi:

Njoftim për shtyp

SARANDË

Sot rreth orës 10:50, në ujërat bregdetare në zonën Qefal – Himarë, u konstua një anije peshkimi me flamur shqiptar, e cila ishte në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë.

Roja bregdetare e palës greke, njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” Sarandë, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj.

Menjëherë strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë kanë shoqëruar kapitenin e anijes së peshkimit në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, Policia Kufitare ka marrë masat e nevojshme duke i tërhequr vëmendjen kapitenit të anijes së peshkimit.

 

#          #          #

Next Post

1 mijë lekë për kontrollin teknik të mjeteve, pranga policit privat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD pr reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

February 3, 2026
Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

February 3, 2026
“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In