Incident në Durrës gjatë procesit të votimit. “News24” raporton se në QV 1499, ka pasur një incident midis një personi, jo pjesë e stafit të QV, jo anëtar as komisioner, por një person i jashtëm ka goditur një përfaqësues të PD, komisioner.
“Aktualisht votimi është pezulluar. Policia ka mbërritur për të marrë dëshminë e komisionierit të dhunuar. Dyshohet se agresori i përkiste Shtëpisë së Lirisë” – tha një komisioner.
Sherri ka ndodhur jashtë Qendrës së Votimit, por personi i dhunuar ka pasur detyrë në këtë QV”, raportoi media në fjalë.
/a.r