• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atentati në Vlorë, shoqërohen 7 persona, sekuestrohen kamerat e sigurisë

by A R
06/03/2022 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një atentat u krye mbëmbjen e kaluar ndaj Romeo Meçajt pranë stadiumit të qytetit. Mësohet se gjatë natës janë shoqëruar 7 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen e cila la të plagosur rëndë 33-vjeçarin, i cili u qëllua 15 herë me armë. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e kamerave të sigurisë në një lokal pranë vendngjarjes, aty ku u gjetën dhe 12 gëzhoja.

Romeo Meçaj u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda mjetit të tij tip “Land Rover” rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Ai po parkonte mjetin e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, pasi e kanë pritur “shënjestrën” e tyre pranë stadiumit, ndërsa duket se kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

Pas të shtënave autorët u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Sipas Policisë së Shtetit, makina rezulton me targa të vjedhura, ndërsa brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

I riu rezulton të jetë pronar i një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/a.r

Next Post
Tronditëse! Dy nga viktimat e aksidentit në Thumanë sapo ishin fejuar. Kush ishin këngëtari dhe adoleshentja…

Tronditëse! Dy nga viktimat e aksidentit në Thumanë sapo ishin fejuar. Kush ishin këngëtari dhe adoleshentja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com