• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratori ndriçon dhe ngroh Vjenën, qytetin e Mozartit, por tmerron Shqipërinë e helmuar nga plehrat

by A R
16/10/2020 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Seit Shallari

Megjithëse ende plehrat janë nëpër rrugë, përrenj dhe lumenj, media vazhdon të flasë për sagën ose serialin “incenerator”, thua sikur nga oxhaku i tyre dalin shtëllungat e Coronavirusit. Këta që i fryjnë fyellit as që e kanë idenë se Shqipëria është shëmtuar dhe helmuar për 30 vite rresht nga plehrat.

Qytetarët, përfaqësuesit e komuniteteve, institucionet e gjithë shoqëria për 3 dekada nuk arriti të kuptonte dhe të ndahej nga plehrat: ne që votuam e zgjodhëm përfaqësuesit tanë, nuk ju kërkuam atyre të na largonin plehrat, nga lagja ose fshati; ata që na përfaqësuan, për tre dekada nuk u kujtuan të pastronin Shqipërinë, qytetin apo fshatin nga plehrat.

Ne Shqiptarët nuk e kemi kuptuar se bashkë me plehrat gjirizën mikrobet e që vijnë bashkë me insektet nga dritaria në shtëpinë tonë, janë po ato mikrobe që tmerruan dhe morën jetën e miliona europianëve për shekuj me radhë, “murtaja, kolera, turbekulozi” dhe shumë sëmundje të tjera.

Ndaj të huajt tmerrohen kur shohin plehra në Shqipëri. Ne Shqiptarët nuk e kemi kuptuar se plehrat që hedhim në lumë helmojnë burimet e ujit dhe vijë nëpërmjet ujësjellësit në rubinetin e shtëpive tona. Ndaj të huajt çuditen kur shohin plehrat nëpër fushat, përrenjtë dhe lumenjtë tanë.

Ne Shqiptarët nuk e kuptojmë se “kimikatet” që janë pjesë e plehrave ndotin, token, ujin, ushqimet dhe depozitohen ditë pas dite në trupin tonë, gradualisht deri sa e keqa të godasë rëndë shëndetin e të dashurve tanë. Ndaj turistët, nuk tolerojnë i plehrat aty ku shkojnë. Ne Shqiptarët nuk kuptojmë, sepse plehrat vrasin ngadalë dhe pa zhurmë, sepse duhen muaj ose shumë vite për të kuptuar efektet e rënda shëndetësore siç janë sëmundjet e pashërueshme: alergji, astma, sëmundje lëkure, sterilitet e deri tek mutacionet dhe sëmundjet kancerogjene, etj., etj. Ndaj ne Shqiptarët duhet të kemi frikë nga plehrat.

Inceneratorët janë bërë si përralla e gjyshes me gogolin, rrini rehat, mbajini plehrat në shtëpi ose hidhini ku të doni, sepse ju sjellim “gogol inceneratorin”. Askush nuk flet për teknologjinë e inceneratorëve ose mënyrën se si ata duhet të funksionojnë. Ndërkohë prej dekadash në mes të Vjenës, plehrat digjen në një incenerator duke mbajtur të pastër, ngrohur dhe ndriçuar gjatë dimrit qytetin e Mozartit.

Next Post
1 milion ton mbetje nga centrali bërthamor do të derdhen në det

1 milion ton mbetje nga centrali bërthamor do të derdhen në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tuchel publikon listën e Anglisë pas zhgënjimit në Botëror, rikthehen disa emra, surprizë me talentin 18-vjeçar të Liverpool

Tuchel publikon listën e Anglisë pas zhgënjimit në Botëror, rikthehen disa emra, surprizë me talentin 18-vjeçar të Liverpool

September 18, 2026
NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës!

NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës!

September 18, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRI/ Shfrytëzonte vajza nga Europa Lindore për prostitucion, prangoset në Dibër i dënuari me 9 vite burg në Itali, do ekstradohet!

September 18, 2026
EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

September 18, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Konflikti për pagat, Rama thirrje për ‘paqe’ magjistratëve: Të ulemi së bashku me KE në një tryezë pune, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë

September 18, 2026
Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

Dekretoi ligjin për pagat e magjistratëve, PD akuza Presidentit! Kaso: Begaj për hir të mazhorancës heq dorë me qejf nga kompetencat e tij

September 18, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

September 18, 2026
Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

Protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tensione e përplasje në shesh! Policia u kërkon dokumentet e identifikimit qytetarëve

September 18, 2026
“Vijesti”: Kryeministri malazez dyshon për përfshirje të Serbisë dhe Shqipërisë në veprimtari hibride

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

September 18, 2026
Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Policia merr masa dhe apelon: Mos hidhni sende dhe mos përdorni maska

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com