• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inceneratori i Fierit/ SPAK kërkon dënim me 10 vite burg për Kokën, 7 vite për Bllakon

by Java News
12/06/2023 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, rrezikon të dënohet me 10 vite burg në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të Kokës për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i mundshëm i Kokës reduktohet në 6 vjet e 8 muaj burg. Për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, SPAK kërkoi 4 vjet heqje lirie, duke e konsideruar fajtor për “shpërdorim të detyrës”.

Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

Alqi Bllako: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg

Mirel Mërtiri: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

Stela Gugallja: 7 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 4 vite e 8 muaj.

Klodian Zoto: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

Pretenca e SPAK

Dy ish-zyrtarët e Mjedist i kishin zgjedhur të mos merrnin pjesë në seancën ku u kërkua fajësia e tyre, ku u përfaqësuan nga avokatët. Dënime me nga 4 vite burg u kërkuan edhe për ish-anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave, të akuzuar për “shpërdorim të detyrës”. Dënim me nga 10 vite burg rrezikojnë edhe dy biznesmenët e inceneratorëve, të shpallur në kërkim, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të akuzuar për “korrupsion” e “pastrim parash”, ndërsa për Stela Gugalljen u kërkuan 7 vite.

Prokurori i SPAK, Arben Kraja, i tha gjykatës se ish-ministri Koka ka dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, në kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, duke favorizuar shoqërinë “AlbtekEnergy”. Sipas SPAK, biznesmenët Mërtiri e Zoto kanë qenë në kontakt të vijueshëm me Alqi Bllakon dhe Etleva Kondin, e cila gjykohet e veçuar.

Po sipas SPAK, Koka ka përfituar një ryshfet prej gati 308 milionë lekë të rinj, përmes një skeme fiktive pjesë e së cilës janë bërë biznesmenët Gugallja, Zoto e Mërtiri. Lëvrimi i parave nga buxheti i shtetit, u bë përmes pagesave të disa shoqërive përpunime të pakryera në incenerator, por të bëra vetëm në letra.

Pretenca nuk u mirëprit nga avokatët mbrojtës. “Që kjo është një çështje politike, aspak ligjore. Prandaj ka shkuar deri në këtë pikë, duke katërfishuar masat e dënimit”, tha avokati Saimir Vishaj.

Në pretencë, SPAK kërkoi edhe mbylljen e NIPT-it për shoqëritë “Albtek Energy” dhe “Integratet Technology Servises”, si edhe konfiskimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të tyre, konfiskimin e pasurive të 4shoqërive të tjerë, mes të cilave 8 apartamente, si edhe 88% të aksioneve të Lefter Kokës në një kantinë pijesh alkoolike. Konkluzionet e mbrojtjes do të dëgjohen nga gjykata në 1 qershor.

/f.stafa

Next Post
Njihet si miliarder, por dikur Berlusconi punonte si fotograf në dasma e këndonte në klube nate

Njihet si miliarder, por dikur Berlusconi punonte si fotograf në dasma e këndonte në klube nate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

April 1, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

April 1, 2026
Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

April 1, 2026
Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

April 1, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

April 1, 2026
Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

April 1, 2026
Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

April 1, 2026

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In