• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inaugurohet Vila 31 e ish-diktatorit si rezidencë e artit, Rama: Dikur vend makbethian

by B K
09/04/2025 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vila 31 x Art Explora – ish-rezidenca e diktatorit Enver Hoxha është kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore, teksa sot mirëpriti rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, në ditën e inaugurimit të saj. Në ceremoni ishte dhe kryeministri Rama së bashku edhe me kreun e Art Explora që kreu këtë projekt kulturor, Frederic Jousset, të cilit Rama i dha një medalje kryeministrore.

“Nuk besoj se imagjinata e artistëve këtu të përfytyrojnë anglezët të hapin një gjë të tillë në Shqipëri apo kudo gjetkë. Që nuk është kolonia e tyre. Unë duhet të nderoj Frederikun që erdhi sot me shumë njerëz të tjerë, jo vetëm të flasë në frëngjisht por duke i kushtuar një fjalim të gjatë. Një fjalim të gjatë sepse falë imagjinatës së ambasdorit tim Dritan Tola, ideja për të nderuar Frederikun me medaljen e yllit të njohjes publike u bë në një miting jashtë. Nuk e ka bërë kush këtë. Jemi vend  demokratik. Ndonjëherë ambasadorët na japin urdhra”, tha Rama.

Më tej kryeministri tregoi vlerësimin e tij për Fredericun dhe Art Explora.

“I dashur Frederik, e fillova duke pyetur Chat GPT., djalë i adhuruar nga prindërit. Babai juaj ekspert financash. Mendja e bukur mamaja juaj, specialist e dizanjit. U diplomuat në shkollën e tregtisë, ushtar trim parashutist. Sipërmarrës serial i suksesshëm, ju ka dhënë sharm diskret që të jep paraja. Ky sharm veproi dhe në Shqipëri me 700 të punësuar me Ueb help. Sportist i fortë duke rrezikuar jetën tuaj. Ja ku jeni me ne. 15 vjeçar konfirmuar prirjen e mbrojtësit të artit dhe kulturës. Financuat shumë aktivitet, ndihmuat Luvrin, drejtuat shkollën e arteve të bukura në Paris, kushtuar energji dhe para artit dhe kulturës. Më në fund mbërritët te kjo aventurë e fundit, tek Art Eksplora për ta demokratizuar artin. Në 2024, ky projekt fantastik. Një poet këndonte: i lumtur ai që ka bërë udhëtime të bukura si Uliksi. Edhe ju jeni si Uliksi. Më folën për një engjëll mbrojtës, nëna juaj dhe ja dolët me bastin tuaj. Në 2021 me një mikeshën tuaj franko shqiptare bëtë një udhëtim të bukur në Shqipëri dhe ratë në dashuri. U takuam bashkë në zyrën time dhe joshëm njëri tjetrin. Ju si sipërmarrës me 700 të punësuar në Shqipëri dhe unë si dikush që ju e patë si target të mundshëm dhe ja ku u takuam. Ju vizituat këtë shtëpi pas drekës, pitë mjaft verë të kuqe. Më dërguat një mesazh, ku thoni që do kemi takim tjetër. U bë fillimi i një miqësie të bukur”, vijoi Rama.

Së fundmi Rama i dha medaljen Fredericut, teksa nuk munguan dhe batutat me miqtë francezë.

“Hapim sot Vila 31 në praninë e një publiku të bukur dhe shumë njerëz të ardhur nga Franca. Sot një vatër kulture për të gjithë shqiptarët. Ministri francez për Evropën na nderon sot me praninë e tij. Shtoj se ai ka aftësinë të më befasoj se pavarësisht krizave në Francë ai vazhdon të jetë këtu. Larmia e njerëzve shqiptarë këtu tregon për vlerësimin që ju bëjnë ju dhe njohin vlerën tuaj. Vlerat matet me mënyrat se si njeriu gjendet në botë dhe me veprimet që ka kryer. Në romanin e Don Kishotit, ai shpall secili është bir i veprave të tij. Mirënjohje e republikës më jep rastin t’ju falënderoj për veprimtarinë tuaj dhe veprën tuaj në Shqipëri. Do doja të vinit këtu pranë meje për t’ju paraqitur, medaljen e kryeministrit. Ylli i madh i mirënjohjes së Republikës së Shqipërisë. Mendoj se me këtë erë poetik dhe gjest romantik, merreni kështu. Duke qenë se jemi vend kontrabandistësh ju tregoj se kjo nuk është kontrabandë por është origjinale e juaja certifikata”, përfundoi Rama.

Vila 31 do jetë e hapur me hyrjen falas nga datat 9-13 prill, duke sjellë një program kulturor të hapur për të gjithë: performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash.

Next Post
VKM/ Qeveria vendos krijimin e ‘Databazës së treguesve të statistikave zyrtare’

Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com