Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat pas inaugurimit të HEC-it të Banjës ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Kreu i opozitës deklaroi se rama mburret me një projekt të lënë gati nga Partia Demokratike.
“U mburr si të ishte noter province se i paska rregulluar kontratën investorit”, tha Basha.
Më tej ai deklaroi se investimet e huaja kanë pësuar ulje, ndryshe nga sa raporton Rama.
“I thoni Ramës të zbresë volumin e investimeve të TAP dhe të Devollit dhe të na thojë sa është shifra e investimeve që ka sjellë? Është dhjetë herë më e vogël, sepse ai mbështet vetëm investimet e klientëve të tij! I vetmi investim i tij janë fasadat dhe bumi i tyre është droga: Kthimi i Shqipërisë në një plantacion droge, në një hambar droge dhe kthimi i Shqipërisë në një magazinë plehrash.”- tha Basha.