Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka “inaguruar” këtë të hënë ndërtesën e rikonstruktuar të Ministrisë së Brendshme si dhe “Murin e Kujtimeve”, në nder të punonjësve të rënë në krye të detyrës.
Tahiri është shprehur se pas rreth 80 vitesh lënie në harresë, ndërtesës së Ministrisë së Brendshme i është kthyer dinjiteti i lënë në harresë. Ministri ka shtuar se nuk është vetëm një restaurim i jashtëm i ndërtesës, por më shumë se kaq.
“Ndoshta do të duhet akoma edhe disa vite për tu bërë majtas e djathat, për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të atdheut, në një institucion që ka ndryshuar fytyrën.
Kushdo që ka hyrë në këtë isntitucion, i ndërtuar në vitin 1930, deri pak muajsh nuk ishte parë kurrë një dorë që të lyente tavanin. Unë e di që do të thonë sot se i bëtë lekët zyra, por mendoj se është shumë gabim. Jo se shqipëria nuk ka halle, por se atë pak buxhet qëq shpenzuam për të ndërtuar nga fillimi MB-në, janë një dinjitet për cdo qytetar që presin të marrin shërbim nga kjo zyrë.
Pas më shumë se 80 vjetësh, Ministria e Brendshme ka një fytyrë dinjitoze, nbuk është vetëm fasada.”- tha Tahiri.
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij, duke perifrazuar Camy-n se miti që vendi duhet tënngrejë është pikërisht miti për policinë e vendit. Duke folur për “Murin e Kujtimeve”, Rama tha se detyra e shtetit, nuk është vetëm të kujtojë të vrarët për shkak të detyrës, por të jetë ndihma dhe krahu kryesor i mbështetjes për familjet e tyre.
“Të gjallëve u mbeten vetëm dy mënyra për tu përballur me dëshmorët, ti lënë në harresë ose të formojnë një mit që smund të shuhet kurrë… kështu shkruante Albert Camynë vitin 56’.
Sot përurojmë se bashku me këtë godinë, edhe simbolin e një vullneti të hekur, për të mos i harruar më dëshmorët epolicisë së shtetit dhe për të formuar rreth tyre një mit, mitin e uniformave blu.
Janë plot 264 yje të vendosur në këtë mur dhe secili prej tyre është aty pasi dikush në ktë uniformë, nuk është më këtu… cdo njëri nga ata yje përcjell shkëlqimin e një sakrifice… ndër të cilat sakrifica, të të gjithë të këtyre viteve, më e fundit është ajo e Ardian Kodrës… prindit bashkëshortit, familjarit, që ra dy javë më aprë, në përpjekje për të shpëtuar nga plumbat banorët e Torovicës në Shkodër. Nuk ekziston në këtë botë një fuqi që tu kthejë familjeve njeriun e dashur, por shteti duhet të jetë më patjetër fuqi, që familjet të cilat humbin një njeri të dashur për shkak të detyrës, të mos ndjehen vetëm
Prapa meje, dikur ishte një gërmadhë, një kështjellë dikur e pushtuart dhe më pas e lënë të degjet… suvaja e rrjepur e kësaj godine ishte simbolika më e drejtpërdrejtë e rrjepjes së imazhit të fytyrës së policisë së shtetit.”– tha Rama.
Rama ka folur në lidhje dhe me akuzat e PD-së për policinë e shtetit, duke i cilësuar sulmet e saj si një poishtërsi e paskrupullt.
“Një parti që i qeuan punonjësit e policisë së shtetit është fundi i një partie që është krijuar për të qenë alternativë qeverisëse e këtij vendi. Ajo se cfarë synon cdo ditë PD, pavarësisht se çfarë temash ka, e pandashme, është tema e sulmit ndaj policisë së shtetit, ta rrethojë punonjësin e policisë së shtetit në vetmi, një ide e cmendur, një plan aluçinant, dhe sigurisht një taktikë e dëshmpëruar që nuk ka shanse tëketë sukses. Nuk do ta përmendja sot PD, nëse nuk do të ishte e nevojshme, që përkundër këtyre goditjeve të përditshme, të ishte nevoja për tja cuar këtë mesahz punonjësve të policisë së shtetit.
Prirja për të goditur moralin dhe për të dekurajuar në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë së shtetit, për ti bërë tëndihen keq, kjo është tërësisht e papranueshme. E neveritshme, e poshtër dhe pa asnjë më të voglin dyshim, armiqësore ndaj policisë.
Nuk e kam thënë unë, por njëri ndër mendimtarët më të shquar të shekullit të XX. Armiku më i madh i policisë nuk është krimi, por vetmia që lind nga mungesa e vëmendjes për të mbështetur dhe dëgjuar policinë.
Punonjësit tentonin të kapnin kriminelë por tradhëtoheshin rrugës, nga kjo kështjellë e braktisur që sot nuk është më e tillë.”- tha Rama.
Sakaq Tahiri i është referuar rastit të sotëm, ku një gomone është kapur me një ton kanabis në Brindizi. Ministri i ka paraprirë akuzave të PD-së, duke thënë se në asnjë vend nuk ndodh, që opozita të sulmojë kaq hapur punën e policisë.
“Sot një mjet u kap në Itali, pas informacioneve që ne i dhamë partnerëve italianë… në mos kanë dalë, prisni sa të dalë PD dhe të na akuzojë. Autorët e asaj gomoneje nuk janë kapur, por unë nuk besoj se opozita në Itali, do të thotë se qeveria i la banditët të ikin.
Kam një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit… mosu mërzisni… akuzat dhe balta, sado të përditshme, janë thjesht politikë, nga ajo që ne nuk duhet të shohim me sy.”- tha Tahiri.